Sali Berisha, edhe pse ka kandiduar shpesh me kandidat fake, pritej që ai nuk do të pranonte përballjen me Mereme Selën.
U duk që në fillim që ishte një lojë cinike e grupit propogandisitik për të mbushur me parodi zhurmën që pritej të hapej për kandidaturat e tjera për kryetar.
Kishte që dje zëra nga PD sillnin sinjale që doktori nuk e ka pëlqyer këtë lojë, me idenë se ai është serioz dhe nuk pranon karagjozllëqe.
Mirëpo gjërat lëvizën gjatë ditës së djeshme, sidomos në orët e mbrëmjes, kur Mereme Sela foli në emisionet e darkës. Ku përpos po themi mungesën e një stofi politikaneje klasike, qoftë njerëzit në përgjithësi, e veçanërisht militantët e PD-së, panë profilin e një demokrati normal.
E një demokrati që ka mendimin e tij politik në të parë, por që nuk ja ka përfillur askush në partinë e tij, i është dukur sikur ka parë veten apo miqtë e tij në pasqyrë.
“Populli politik”-militantë që bashkohen në aksione dhe zgjedhje, janë një komunitet bazik i një shoqërie moderne kur humbën fuqinë feudalët e çifliqeve. Trubutë ekzistojnë kryesisht në vendet aziatike, ndaj dhe dështuan eksperimentet e eksportimit të demokracisë.
Por në shoqëri perëndimore, militantët politikë janë bazike sepse marrin pjesë në procesin e ngjizjeve të pushtetit qeverisës.
Keq apo mirë, hibride apo e deformuar, pas vitit 1990 ne kemi pasur një process, ku dy partitë e mëdha, nëpërmjet militantëve kanë arritur të sigurojnë votat, që rrjedhimisht u ka dhënë vendin e tyre në Parlament, trupa institucional, drejtësi, presidencë, media publike etj etj. Duke bërë kështu që politika të kthehet në një biznes i suksesshëm.
Nga i cili vërtetë kanë përfituar pak, por në proceset zgjedhore, apo eventet politike masive, militantët janë një aktor i rëndësishëm.
Dy vjet më parë, Sali Berisha i llastoi, duke i përkëdhelur forcën e “demokratëve”, sa kjo fjalë përdorej edhe në emisionet televizive nga gazetarë që duhet të ishin të paanshëm.
Pasi për pjesën tjetër të publikut, militantët e partive janë “të anshëm”-të respektueshëm por qëndrimi i tyre dihet.
Mirëpo sot, militantët e PD-së kanë nisur një lëvizje reale tektonike nga poshtë-kjo në disa mënyra, qoftë edhe me bojkot, pore dhe me afrimin apo atashimin në grupe apo personazhet të ndryshme. Në logjikë të përgjithshme, demokratët e duan ndryshimin e kastës politike të PD-së, problem është se nk i bëjnë dot, ngaqë gjërat manovrohen.
Ndaj dhe akti i doktoreshë Mereme Selës, e cila “ja nguli’ doktorit të madh kur tha se nuk e bën ministër se duhet rinovim i klasës, ka xhindosur sipas të gjitha gjasave, Sali Berishën.
I cili me këtë lojë ka parë jo vetëm një boomerang që po i kthehet në fytyrë, por ka ndjerë edhe shpejtësinë me të cilën toka politike po i rrëshqet nën këmbë. Kështu i ndodhi në fund edhe Ilir Metës, ku siç e kemi parë e kanë braktisur të gjithë./ TemA
Komente











