Sali Berisha nuk do ta kishte fare problem që të ishte prezent të ulej në vendin e duhur, të fliste në podium apo nga vendi, qoftë nëse do të kërkonte të shkonte si deputet, duke kaluar nga Kuvendi i Shqipërisë, qoftë, duke kërkuar që ta lehtësojë apo organizojë agjendën nëpërmjet përfaqësisë shqiptaret në Këshillin e Europës.
Por fatkeqësisht tek ne nuk ndodh kjo gjë që në shtete të tjera është normale. Pra që përfaqësitë diplomatike të vendit nuk janë vetëm në shërbim të qeverisë edhe mazhorancës, por edhe opozitës, deputetëve të saj, apo edhe gazetarëve, profesorëve, veprimtarëve civilë etj etj.Ambasadat shqiptaret në botë, duhet të lehtësojnë çdo qytetar që ka nevojë për një shërbim të tyre, dhe jo thjeshte lehtësues të “oborrit”.
Megjithatë ky nuk është rasti. Pasi Sali Berisha nuk i pranon shërbimet diplomatike të mazhorancës, por nuk i ka refuzuar ata shërbime, pasi ka pasur, të paktën që prej tre vjetësh shërbimet diplomatike të Greqisë.
Ambasada greke në Tiranë, ka qenë e vetmja ku Sali Berisha ka shkuar për një event ceremonial në kuadrin e BE-së. Ndërkohë që me rastin Beleri, aleanca ndërmjet Berishës dhe Athinës mori një karakter real strategjik, ngase u kthye në një ngërç dhe betejë të fortë me Edi Ramën dhe vetëm Shqipërinë.
Berisha i ofroi Athinës një pikë strategike për të vënë levën e Arkimedit që të trazonte politikën në vend.
Por siç e kemi parë nga zhvillimet ë nga 2023 kur nisi afera Beleri, marrëdhëniet mes doktorit dhe grekëve nuk kanë qenë grurë gjithmonë. Sidomos pasi vetë eurodeputeti “limontos” kërkoi dorëhqjen e Sali Berishës pas zgjdhjeve të 11 majit. Marrëdhëniet mes palëve(pa nxjerrë ndonjë sekret) nuk janë fare të mira. Por megjithatë Sali Berisha donte të testonte aleatët e tij nga Athina, për të kryer një “Srasburg escape” pas “Jerusalem escape” të Edi Ramës. Si për të hequr stresin e dështimit të operacionit Ramaduro.
E grekët, që drejtojnë Asamblenë Parlamentare të Këshillitt ë Europës, lejuan që doktori të pësojë atë figurë jo të denjë së paku për njerëzit që e duan. Duket si një hakmarrje e vjetër greke pas 1995 dhe 1997, kur Sali Berisha tentoi të përdorë grekët si një lob pr heqjen e tij. Doktori në realitet nuk ka qenë i gabuar, pasi Andreas Papandreu i ndjerë nuk e donte fare, e i tha hapur Bill Clinton-it se “si e mbështesni atë troglodit”, por Berisha ka qenë gjithmonë i afërt dhe konfident me Nea Demokratia-n. Qoftë më Micotaqisin e parë, qoftë me vajzën e tij Dora, e djalin Qirjako, por edhe me Karamanlisin që firmosi varrezat, detin e shumë të tjera.
Megjithatë, prej vitit 2023, Athina ka nisur një plan real për të ndikuar krijimin e një poli alternativ me Sali Berishën në opozitë. Madje ka pasur zëra për emra të rëndësishëm. Doktori natyrisht e ka marrë me jangllësh, se fund i fundit kush e bën punën e kush përfiton. Por kjo e Strasburgut ishte e rëndë, ishalla në kthim hakmarrje do të jetë e fortë./TemA
Komente










