Ylli Pata: 'Provokacja nr 2', pas Beogradit, Edi Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë!

Ylli Pata: 'Provokacja nr 2', pas Beogradit, Edi Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë!

Ka mjaft kryeministra shqiptarë që kanë thënë se kanë hapur çështjen çame në Athinë. Asgjë nuk është e vërtetë. Por si Majko ashtu edhe Meta diçka kanë thënë. Ramiz Alia në takimin me Micotaqisin, kur e dinte se do ikte në pushteti e ka lëshuar pak gojën.

Asnjë gjë nuk kanë thënë, fare. I vetmi person që ka folur për çamët është Ramiz Alia, edhe ai jo publikisht.

Në kohën kur Alexis Tsipras ishte në krye të qeverisë greke, ai hyri në një konflikt të hapur me Edi Ramën. E për të treguar se është më i fortë, çonte ushtrinë me tange e blinde në kufij me Shqipërinë. Ndërkaq, Ilir Metën, atëherë kyryetar i Parlamentit të Shqipërisë, e dekoroi si një politikan më i pranuar nga Athina. E ndërkohë që dekoronte Ilir Metën, qeveria e Alexandër Tsipras ndëshkoi pa lidhje kryetarin e bashkisë së Himarit Gjergj(Jorgo) Goron. Duke i hequr nënshtetësinë greke dhe shpallur Non Grata, ndërkohë që Goro, shtetësinë e kishte fituar si emigrant, sit ë gjithë të tjerët sipas ligjit grk. Këtë ndëshkim, qeveria greke, e bëri thjesht që të ndikojë në avancimin e planit të Fredi Belerit.

Madje aq i hapur ishte ky plan, sa një ambasador grek, ndërkohë që kishte në plan të merrte pjesë në aktivitet së bashku me shkrimtarin e madh grek, të nivelit botëror, Vasiliko Vasilikos, takon si “rastësisht” Fredi Belerin, në rrugë. Kur mund takonte kur të donte në zyrë apo në një bar kafe apo restorant. Por jo, donte të tregonte se Vasiikos, i cili jepte mesazh paqeje e vllazërije ishte pjesa kot e një axhende ku takonte Belerin, i cili natyrisht nuk kishte asgjë për të thënë krahasimisht me një nga bosët e kulturës botërore.

E në këtë atmosferë, Edi Rama shkoi në Athinë, për të thënë atë që nuk mundet t’ja thonte asnjë homologu të tij. Pasi realisht nuk se mundet, ka protokoll.

E megjithatë ndothi takimi i shumëdiskutuar ku gjithsesi u lejua. Në një ditë, ku Micotaqis ishte në Turqi, e kjo nuk ishte rastësi.

E këtë takim, Edi Rama, ka folur me shqiptarët e Greqisë, të cilët e pritën si një lider politik të vendit, duke i rezervuar një atmosferë që nuk ka ndodhur ndonjëherë.

Pikërisht në këtë takim, Edi Rama, në Athinë ka folur për tema që nuk ka mundur asnjëherë ti ndajë në takime protokollarë, ti diskutojë në bisedime qeveritare. Por i ka ndarë me opinionin public shqipar, e mbi të gjitha atë grek. Ka folur për problemet historike, ato politike, por edhe për brengat e mëdha, duke nisur nga Çamëria, duke paralajmëruar se nuk është Shqipëria një vend që do të pranojë kushtet e “Deep State” grek. Në një farë mënyrë, apo në të gjitha mënyrat, Edi Rama ka bërë pjesën e dytë të planit të tij, pas asaj sfaqe që bëri në Beograd në vitin 201, kur tha se Serbia duhet të njohë Kosovën e pavarur. Sot në Athinë, Edi Rama ka folur për Çamërinë, në një mënyrë tjetër, por në Athinë. Ka folur për dëbimet e dhunshme të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre në veriun e Greqisë, siç ka folur për përkatësinë nacionale të pavarësisë së Greqisë. Një provokacion që sipas gjasave do të flitet jo me ditë, as me javë, por pa të ndarë. Edi Rama ka dhënë një diskurz zyrtar të Tiranës zyrtarë, që nuk e ka bërë asnjë kryeqeveritar i Shqipërisë.

E kjo, mirë keq, është hera e parë! Por pas një fitoreje të madhe, medje shumë të madhe ku Tirana për herë të parë ndoshta nuk ka hyrë në një kurth që Micotaqis i ka ngritur me Sali Berishën e Ilir Metën. Të cilët sot, janë edhe më antipopullorë, pikërisht prej kandidimit të Fredi Belerit dhe dështimit të përdorimit të tij si Kalë Troje./ Tema

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje