Ylli Pata: Pse Berisha nuk promovoi afrimin e Mziut e Hilës në partinë e tij?!

Ylli Pata: Pse Berisha nuk promovoi afrimin e Mziut e Hilës në partinë e tij?!

Sali Berisha

Në fillimin e javës që shkoi zhvillimi më i rëndësishëm brenda opozitës ishte që 28 deputetë shprehën votën e tyre pro Enkelejd Alibeajt si kryetar grupi të PD-së. Duke dhënë kështu një qëndrim dukshëm kundër Sali Berishës. i cili Alibeajn e ka një armik të fortë dhe ka shpallur Luçiano Boçin si kryetar grupi.

Ndërkaq, Xhelal Mziu, Zef Hila dhe Tomor Alizoti ju bashkuan grupit të Berishës. Grida Duma dhe Ervin Salianji janë as andej as këtej.

Lëvizja e Mziut me Hilën drejt grupit të Berishës, duke se është qartësisht një zhvillim i qartë për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Mziu pritet të kandidojë sërish në mandatin e katërt të tij për kryetar të bashkisë së Kamzës dhe Hila për kryetar të bashkisë së Vaut të Dejës. Të dy deputetët e PD-së janë emra me influencë në zonat e tyre ku kanë pasur disa mandate si drejtues të pushtetit vendor. Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, Lulzim Basha, e largoi Xhelal Mziun nga Kamza, duke e dërguar si shefi politik i qarkut të Dibrës. Mirëpo Dibra aktuale, me “dibrën” e qarkut Tiranë, ku ka të ardhur në këto 20 vjet është krejt ndryshe. Gjithesi kjo lëvizje ndodhi për të mbajtur në Kamëz Flamur Nokën, si dhe për të siguruar një sebrator votash nga LSI-ja e Ilir Metës, i cili kur me ndonte popullin e 2 marsit shikonte kryesisht në pellgjet politike radikale të së djathtës. Mirëpo realisht këto pellgje, keq apo mirë janë menaxhuar në shumë vite nga Xhelal Mziu, i cili u dërgua në Dibër, një qark me tre pamje, ku ish-kryetari i bashkisë së Kamzës, edhe pse ka origjinën nga andej, logjikën politike e ka pasur në Kamëz dhe Paskuqan.

Si Mziu, edhe Zef Hila, fatin e tij politik e ka ngritur nga komuna e Bushatit, një bastion i lashtë i Partisë Demokratike, por që nga viti 2005 e humbi rëndësinë e tij strategjike falë hyrjes në lojë të Tomë Doshit. Por megjithatë, Bushati si ish-komunë por edhe zona e Gurit të Zi dhe e Vig Mnelës është menaxhuar me kujdes nga Hila, i cili edhe pse ka minuse pa fund, ka një përkrahje jot ë vogël në strukturat e vjetra radikale të PD.

Si Mziu, ashtu edhe Hila, u larguan nga pjesa e PD-së së Alibeajt, pasi ata nuk kanë një fuqi politike, pasi gjithmonë kanë qenë pjesë e “inatit të elektoratit qëndrestar”. Në vitin 2007, Sali Berisha, nuk i kishte numrat për të qeverisur, kur Tom Doshi arriti të bëjë grupin demokristian prej 10 deputetësh. Një fuqi politike e rëndësishme. Në atë kohë Nard Ndoka u emërua ministër i Shëndetësisë, si pjesë e kësaj marrëveshje, e cila çoi bnë një përplasje të rëndësishme në komunën Bushat. Nard Ndoka dhe Tom Doshi mbështetën një kandidat të tyrë për kryetar komune, të cilin Berisha e mbështeti gjithashtu pa zhurmë. Por Jozefina Topalli si kryetare qarku mbështeti hapur Zef Hilën, së bashku me disa socialistë të qarkut Shkodër që kishin përplasje me Doshin. Hila, fitoi edhe si pasojë e një problem politik mes mazhorancës. Megjithatë duhet thënë se si Hila, si Mziu, janë product i radikalëve, siç është edhe Bardh Spahia në Shkodër. Por në fund të fundit, këta personazhe politike, keq apo mirë, janë kandidatë apo politikanë të terrenit, që nuk kanë ambicje të dalin në politikën e madhe. E si të tillë ata, duke u nisur edhe nga përvoja e Bardh Spahisë në Shkodër, të kenë menduar se është më praktike që të strehohen te foltorja, pasi radikalët, mund ti konsidorojnë si “të tyret”. Plus lojës pragmatiste që ata janë të aftë të lëvizin në territor. Por si Mziu, si Hila, partinë e Berishës e kanë realisht si “habitat politik” të tyrin, e sipas gjasave, ata mund të arrijnë rezultate, nëse pjesa tjetër e PD-së nuk nxjerr kandidatë alternativë.

E duke e ditur këtë situatë, si Berisha, ashtu edhe Meta nuk kanë qenë entuziastë për afrimin e këtyre dy figurave. Ra në sy se nuk pati tam tame, deklarata, foto,. Deklarata të përbashkëta nga Berisha për Mziun dhe Hilën. Pse ndodhi kështu? Sepse, në fund të fundit, ai klan radikalës politikë, më shumë se një parti për hallet e Berishës e Metës, është për të ardhur në pushtet e për të gjetur punë për njëri-tjetrin. E këto halle, më shumë se Sali Berisha e Ilir Meta, radikalëve mund t’ja zgjidhë Xhelal Mziu, Zef Hila, por edhe emra të tjerë në PD, të cilët nuk e kanë asnjë problem të bashkëpunojnë me pjesën tjetër të partisë. Përkundrazi e kanë treguar se janë edhe luajalë ndaj Lulzim Bashës. Ndaj edhe Berisha nuk do t’i promovojë, pasi i sheh si figura që i zënë diellin e tij politik që po perëndon.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja