Ylli Pata: Pse Escobar ‘vuri në rresht’ të gjithë delegacionin shqiptar në SHBA?!

Ylli Pata: Pse Escobar ‘vuri në rresht’ të gjithë delegacionin shqiptar në SHBA?!

Edhe pse kanë kaluar gati 48 orë nga takimi i të dërgurit special të qeverisë së SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar me delegacionin parlamentar shqiptar, pak ose aspak ka zënë vend në komentet e mediave dhe opinionit.

Në fakt ai ishte një takim që tregoi një zhvillim të rëndësishëm politik, edhe pse jepej në një foto, dhe në një koment të ambasadës amerikane në Tiranë, e cila adresoi në fakt për opinionin kuptimin e atij takimi.

Nëse vihet re, gjatë ditëve që deputetët shqiptarë ndodhen në Uashington për “Mëngjesin e Lutjeve” përfaqësuesit politikë kanë shpërndarë pastime e foto të veçanta mbi takime që kanë zhvilluar kryesisht në Kongresin Amerikan me Senatorë apo Anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve.

Në realitet, takimet janë zhvilluar të përbashkëta, pasi si deputetët e PS-së apo ato të PD-së, kishin të njëjtat foto, madje edhe me pika vështrimi të njëjta, veçse të dala veç e veç. Por këto foto e njoftime i kanë shpërndarë vetë deputetët. Ndërkaq, të vetmen foto dhe njoftim që ka bërë SHBA përkatësisht Departamenti i Shtetit, në lidhje me takimin me delegacionin shqiptar, është një foto e përbashkët e të gjithë deputetëve, por edhe një koment pikant i ambasadës amerikane në Tiranë.

“Kënaqësi të shohësh përfaqësues të zgjedhur shqiptarë në Uashington së bashku për të punuar për çështje të rëndësishme për popullin e Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin e fortë me Shqipërinë dhe përfaqësuesit e saj të zgjedhur në çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. Populli shqiptar meriton një demokraci të fortë, të shëndetshme, ku të gjithë aktorët politikë punojnë së bashku për të mirën e përbashkët të vendit”, thuhet në komentin e ambasadës së SHBA në platformën X.

Siç mësohet, ka qenë një kërkesë e prerë ajo e zv.ndihmësit të sekretarit të Shtetit në Byronë e Euroazisë, që e i gjithë delegacioni duhet të ishte unik në takimin zyrtar në Depatamentin e Shtetit. Ç’ka është një sinjal i qartë, i vullnetit politik të Uashingtonit për një partneritet jo preferencial me Shqipërinë.

Ai mesazh i dhënë nga fotoja e komenti i Ambasadës amerikane, është një qëndrim krejt pa ekuivok që tregon refuzimin e skenave të sherrit dhe të dhunës që kanë ndodhur prej kohësh në Parlamentin e Shqipërisë, sapo Sali Berisha është shpallur nën hetim nga SPAK, apo pritej të shpallej nën hetim.

Edhe në Bruksel, në fakt ndodhi e njëjta gjë. Edhe pse pati mjaft përplasje e qëndrime të kundërta nga deputetët shqiptarë gjatë mbledhjes së Komisionit të Jashtëm për Shqipërinë para pak kohësh, në fund, u arrit një qëndrim i përbashkët i delegacionit shqiptar, i nxitur qartësisht nga dy grupimet më të mëdha të BE-së, socialdemokratët dhe PPE.

Pikërisht kjo panoramë, është një sinjal për të treguar një foto krejt të ndryshme me atë të Tiranës, që prodhon tym e bllokadë, që prej hapjes së dosjes së klubit Partizani. Një panoramë, që i drejtohet qartësisht publikut shqiptar, por veçanërisht atij opozitar.

Një qëndrim që ka qenë konsistent që kur Sali Berisha u shpall Non Grata. Por këtë herë, mesazhi ishte më specifik, që të ndalohet tymi e flakadanët nga Parlamenti i Shqipërisë. Ajo vënie në rresht e Ecobarit, do të prodhojë sipas gjasave një tjetër sjellje të opozitës në Kuvend, duke nisur që javën e ardhshme. TemA

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës