Ylli Pata: Pse u linçua Flutura Açka nga deputetja e Foltores?

Ylli Pata: Pse u linçua Flutura Açka nga deputetja e Foltores?

Deputetja e PD-së, Flutura Açka

Deputetja e Partisë Demokratike, shkrimtarja dhe botuesja Flutura Açka, edhe pse ka qenë herët një intelektuale e angazhuar në zhvillimet e vendit, ajo nuk duket se ka durimin e duhur për të përballuar cirkun cfilitës së politikës shqiptare.

Më shumë se një herë ajo ka mbajtur në Kuvend fjalime që ishin më shumë qëndrime që vinin nga shpërthimi njerëzor, sesa politik. Në këto qëndrime, ku ka shprehur pezmin me mënyrën sesi politika bëhet në Kuvend, zonja Açka, ka shprehur një lodhje e besdisje me mjedisin politik. 

E nuk është e vetmja realisht, këtë  ka bërë edhe Agron Gjekmarkaj, i cili është tërhequr tek një qëndrim më analitik dhe jo aktiv i zhvillimeve politike. E kjo ka ndodhur edhe në të shkuarën, jo vetëm me deputetë të PD-së, por edhe të Partisë Socialiste. 

Një nga historianet më të mira në vend, pedagoge e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, të Shkodës, Paulina Hoxha ishte deputete në legjislaturën 2009-2012. Mirëpo sa shkeli në Kuvend u stresua shumë dhe iku sa sytë këmbët nga Kuvendi.

Flutura Açka, si pasojë e këtij qëndrimi intelektual ndaj sherrit në opozitë për interesat e Sali Berishës, disa herë ka tentuar t’ua vërë fajin dy palëv e të mbajë një qëndrim në mes ose asnjëanës. 

Këtë qëndrim tentoi ta përvetësonte Sali Berisha nëpërmjet operacionit “Saljanji”, ku në fillim doli emri i Açkës si firmëtare e nismës për të zgjedhur deputetin e Korçës në krye të grupit. 

Por siç rezultoi e gjitha ishte një fake news, siç janë të gjitha fake news lajmet në mediat e mëdha që e prezantojnë Sali Berishën si kryetar i PD-së, kur në fakt nuk është.

E qëndrimi i Flutura Açkës dhe deputetëve të tjerë, bëri që të dështonte operacioni puçist për të marrë grupin në metoda diversive.

E pikërisht pas këtij qëndrimi të Flutura Açkës, erdhi linçimi i egër sot nga Ina Zhupa, e cila e akuzoi deputeten e PD-së se është bashkë me mazhorancën. Një qëndrim që e përsërit Sali Berisha dhe Ilir Meta çdo ditë për Enkelejd Alibeajn.

Synimi është i qartë: për ta kompleksuar Açkën, por edhe të tjerët si ajo me teorinë e “bashkëpunimit”, si dhe për të sulmuar asetet që PD-ja kundër Berishës ka më shumë se foltorja. Realisht grupi berishjan, përveçse mbështetësve të tij dhe ish-qeveritarëve të PD-së, nuk ka asnjë intelektual të mirëfilltë që të jetë si një asset politik në publik.

E gjithë kjo fabul nuk tregon gjë tjetër veçse për dy drejtimet e kundërta që këto pjesë të opozitës kanë me njëra-tjetrën. Ata, sidomos Sali Berisha dhe aleati i tij Ilir Meta, kundërshtar më të fortë në zgjedhjet e afërta të 14 majit nuk kanë Edi Ramën, por Partinë Demokratike, e cila ka tre komponentë: strukturat e bazës, grupin parlamentar dhe mbështetjen ndërkombëtare. Foltorja nga ana tjetër, nuk ka asgjë, përveçse fansat personal të Sali Berishës ndër vite, që natyrisht i krijon edhe Luisi me Kevinën në BBV.

Bashkimi, është thjesht një mashtrim që tashmë nuk e beson asnjëri prej atyre që kishte iluzion në fillimet e foltores, ku Sali Berisha premtoi se do ta hapte partinë për ta, por jo për vete.

Tani, atij i ka mbetur vetëm një rrugë për të mbijetuar: do të tentojë me një operacion radikal dhe të egër të sulmojë të gjithë grupin më të rëndësishëm të PD-së që drejton Alibeaj.

Në mënyrë që t’i asgjësojë politikisht deri në zgjedhje, por sipas gjasave nuk do ta bëjë vetë, por nëpërmjet deputetëve të foltores, të cilët agresivitetin kundër kolegëve të tyre kanë të vetmen rrugë për tu promovuar për listat e “Shtëpisë së Lirisë”.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ddhh: 17/01/2023 20:56

    Hengshin kokat

    Përgjigju
    • I tej: 17/01/2023 23:56

      U befshin pace kokat e tyre

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë