Ylli Pata: Realiteti paralel i darkës, pse emisionet po mbajnë krahun e Berishës?

Ylli Pata: Realiteti paralel i darkës, pse emisionet po mbajnë krahun e Berishës?

Sali Berisha

Trajtimi që po i bëhet në emisionet e darkës dosjes ndaj Sali Berishës, prej kohësh tashmë, synon të ngulisë në opinion sa më shumë idenë se po persekutohet politikisht. Një koncept që natyrisht pretendohet nga vetë Berisha dhe mbështetësit e tij, i cili nuk pranon akuzën e SPAK, e për rrjedhojë e konsideron prokurorinë speciale një organizatë kriminale.

Ky qëndrim i Berishës si për akuzën aktuale, apo edhe çështjen e Non Gratës, është arsyeja thuajse kryesore se pse perceptimi publik ndaj tij është në suazën e 70 përqindshit negative. Ndërkohë që nga ana tjetër gati 70 përqind është perceptimi pozitiv i publikut ndaj SPAK dhe shefit të tij Altin Dumani. Perceptimi ndaj Berishës nuk ka ndryshuar thuajse fare që nga viti 2021 kur u shpall Non Grata nga SHBA e deri më sot.

Tentativa e tij për ta refuzuar dhe sulmuar qeverinë e SHBA në fillim, e më pas atë të Britanisë së Madhe i ka kushtuar opozitës bjerrjen e saj të vazhdueshme, që u pa qartë në zgjedhjet e 14 majit 2023, kur u humbën edhe bastionet më të forta të Partisë Demokratike. Situata me dosjen e klubit Partizani, me zyrtaizimin e saj nga SPAK, e konfirmimin  nga Gjykata e Posaçme nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse përballja në sallën e gjyqit.

Procesi në vetvete është një shans shumë i mirë për vetë Berishën për të zbërthyer akuzën, nëse pretendon se është i pafajshëm. Salla e gjykatës është auditori më i rëndësishëm për të rifituar besimin publik. Por Berisha ka zgjedhur të kundërtën; nuk pranoi të përballet që në fillim me prokurorët, e kjo çoi që ai të ketë masën aktuale të sigurisë, pra arrestin e shtëpisë. Masë, e cila ka shumë gjasa që të hiqet në muajt në vazhdim kur procesi të fillojë e të jetë publik.

Sipas të gjitha gjasave, nisja e procesit do të jetë e vështirë pasi do të fliten fakte dhe detaje nga brendia e dosjes hetimore, të cilat ende nuk janë bërë publike. Do të ketë përballje reale mes avokatëve dhe prokurorëve, mes të hetuarve dhe dëshmitarëve. Proces, i cili jo vetëm që nuk do të rikthejë situatën, por ka mundësi të thellojë hendekun e perceptimit publik ndaj Berishës.

Mbështetësit e tij, e dijnë mirë se kthimi i 70% është një rrugë e përpjetë, por duket po synohet që të mbahet fort 30 përqindëshi i militantëve radikalë. Ndaj në emisionet e darkës, duket se kemi një realitet parallel, ku dominojnë ata që mendojnë se Berisha është nën hetim sepse është lider i opozitës.

Duke ju kthyer për analogji, rastit të Fatos Nanos në vitin 1993, edhe pse nuk kishte televizione private dhe RTSH ishte përkatësisht teleberishë, në shtypin e kohës u shterua debate për dosjen nëpërmjet avokatëve dhe deputetëve të opozitës së atëhershme, që me detaje smontuan akuzën ndaj Nanos që ishte formuluar nga avokati i sotëm i Sali Berishës.

Përpos kësaj, pra debatit mbi lëndën në media, publiku pati mundësinë të ndiqte edhe seancat e gjyqit, nga ku Fatos Nano shkonte e ikte me pranga në duar. Ishin seancat që dhanë realisht fitoren e Nanos, i cili u lirua nga një gjykatë apeli, por më pas Gjykata më e lartë e rrëzoi vendimin. Edhe në rastin e Berishës, debate paraprak për dosjen pro et kontra, nuk mund të bëhet në studio, pasi tashmë çështja po shkon në gjykatë. Pikërisht seancat e proceesit janë letra e lakmusit për prokurorinë e mbrojtjen për të mbrojtur pozicionet e tyre.

Siç shkoi edhe në SPAK me makinë dhe eskortë, Berisha i ka të gjitha mundësitë për të pasur të njëjtën performancë edhe gjatë procesit. Edhe pse në arrest shtëpie, ai ka vijuar aktivitetin e tij politik, e sipas gjasave në të ardhmen, kryesisht në fushatë, ai do të vijojë në gjendje të lirë.

Por duket se pikërisht procesi mund të dalë një boomerang i madh për kreun e PD-së së vulës, çka sipas të gjitha gjasave do të ketë një qënsrim refraktar. Që do të thotë jo ballafaqim në seancat gjyqësore me palët, por një refuzim total, e retorikë politike përjashtuese.

Këtu po synon edhe logjika e emisioneve të darkës, që kur e shikon dikush që nuk jeton çdo ditë në Shqipëri, kujton se realisht kemi të bëjmë me një persekutim politik të liderit të opozitës.

I cili është thjesht një person që po përballet me process penal, që nuk është asgjë dhe konsiderohet normale në çdo vend.

Donald Trump, i cili po ashtu kundërshton akuzat penale ndaj tij dhe e konsideron persekutim politik, ka shkuar në të gjitha seancat e zhvilluara, e natyrshëm e ka përdorur për të mbajtur komunikimin me zgjedhësit e tij.

Të cilët mendojnë fiks si ai në lidhje me çështjet penale. E kjo shikohet në çdo sondazh. Ndërkaq, në rastin tonë, ndjekësit e Berishës që dalin përnatë në studio, mbrojnë tezën se pas doktorit qëndrojnë 500 mijë zgjedhjës. Numër që nuk ekziston as në letra, as në sondazhe, e as në zgjedhje.

Ndaj realiteti i emisioneve të darkës, duket si një ishull i cili stonon me atë çka mendojnë dhe perseptojnë njerëzit. E që sipas të gjitha gjasave do të dalë qartësisht në zgjedhjet e majit të ardhshëm./TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 13/09/2024 07:07

    O Mero Baze ti ke plotēsisht tē drejt, po kta qē dalin e lefin çdo nat jan asqerēt qē paguhen nga krimineli hajdut Sali Bajga. Tē futet brēnda bastardi Sali Bajga e kta vemje mos ti paguaj mē njeri e haroin Bajgēn e hidhen nē sulm tē gjejn ndonjē kock tjetēr ta lkruajn.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës