Ylli Pata: Shembja e idhujve të rremë të 'së djathtës'

Ylli Pata: Shembja e idhujve të rremë të 'së djathtës'

Momenti i përplasjes së Princ Lekës dhe Elia Zaharisë

Rrëzimi i komunizmit nxori lakuriq si në përrallën e Andersenit, mbretërit komunistë. Të cilët u diskretituan, madje edhe u linçuan.

Edhe në këtë tregim të Shqipërisë së re postkomuniste, na u servirën, natyrisht duke u keqpërdorur, të ashtuquajturit idhuj të së shkuarës që Enver Hoxha me shokët e tij i kishin dënuar, linçuar e denigruar.

Ja na erdhi “viti i ri” i epokës postkomuniste, ku shumë njerëz flisnin me pasion për kohën e shkuar të mbretërve dhe fisnikëve. Njerëz që sipas tyre për “komb e atdhe” bënin naming. Por s’i la Enveri. E në vitin 1990 Enveri nuk ishte më, dy vjet më pas nuk ishte as pasardhësi i tij-Ramizi.

Mediat e lira të Shqipërisë nisën të rrëfenin në mënyrë romantike historitë e Mbretit të vetëm të Shqiptarëve që çuditërisht ka emër shpendi, e fluturoi sapo atdheu i tij u pushtua.

Por Zogu nuk ishte i vetëm njeri i thirrur në kauzë. U fol për shumë njerëz të tjerë. E siç pritej çdo krahinë nisi të nxjerrë emrat e fisnikëve të vjetër, edhe pse nuk se shumë prej tyre kishin qenë qibarë. Madje më keq. Kishin përdorur kamën e pushkën për të vrarë. Nejse kjo vlen për historinë.

Në verën e vitit 1996 vjen në Shkodër, një personazh që ishte pjesë e idhujve. Përkatësisht kryetari i Ballit Kombëtar, Abaz Ermenji. i cili në xhepin e brendshëm të xhaketës mbante një certefikatë aq të fortë, sa nuk e ka pasur asnjë politikan apo shtetar i Shqipërisë.

Ishte profesor i Universitetit të Sorbonës në Francë, një nga më të mirët në botë. Profesor Ermenji erdhi në Shkodër në një mjedis ku u prit literalisht si një rock star, por që nuk i bëri përshtypje fare.

Në auditorin e eksituar të ballistëve shkodranë, profesor Ermenji, mbajti një leksion të nivelit të lartë, ku së pari rrëzoi mitin e vet. Foli për kushte, situata gjeopolitikë, e natyrisht zhvillime historike që nuk kanë të bëjnë me individë.

Me një zë të qetë, Abaz Ermenji dha në Shkodër një leksion të nivelit të lartë në histori e gjeopolitikë, ku rrëzoi të gjithë idhujt e rremë të përhapur për lavdinë e nëpërkëmbur të fisnikërisë. Profesor Ermenjë, i cili në shumicën e kohës foli për kushtet historike, përmendi votën si armë vrasëse. Edhe më të fuqishme se bomba atomike. Ishte një leksion demokracie par exellenxe Shumë u zhgënjyen nga ai takim, por kush arriti të marrë mesazhin e kuptoi si një frymëzim të fuqishëm politik. E në fakt ai leksion i profesorit të Sorbonës nga Skrapari, solli realisht fitoren e një koalicioni të pamendueshëm politik në të shkuarën.

Fitoren e një koalicioni të Ballit Kombëtar dhe Legalitetit, kundër Sali Berishës. Abaz Ermenji e shikonte realisht si një rënie të miteve të rremë, ku në radhë të parë rrëzoi të tijin. Edhe pse mërziti shumë nga ndjekësit e apasionuar të tij. “Vota” zgjidh gjithçka, tha Ermenji, profesor i Sorbonës, i cili nuk u kthye më në Shqipëri. Partia e tij, Balli Kombëtar që më përpara kishte pasur kryetar një tjetër VIP, Mithat Frashërin ra në duar kujtimgjuzësh.

Megjithatë, një personazh historik i nivelit të lartë, Leka Zogu, djali i Mbretit Zot pati shansin e madh, shumë të madh në vitin 1997, kur Sali Berisha bëri gjëmën për të ruajtur pushtetin e tij.

Leka Zogu erdhi në Shqipëri edhe me bekimin e aleatëve, të cilët ishin dhe janë lexues të kujdeshshëm të realiteti politik. Por kur humbi Leka Zogu, ju dorëzua skifterave të doktorit që e bënë “flakë” siç thotë Flamur Noka KQZ-në në vitin 1997. Ku pati edhe të vdekur.

Megjithatë Leka Zogu pasi reflektoi u mërzit shumë për gafën e tij dhe iku nga vendi. Por u kthye kur ca hijena i thanë hajde vdis këtu, Se do të kthejmë edhe pronat.

Kur në fakt, nuk kishte nevojë për të kthyer, pasi si nip i Toptanve, Zogu ishte realisht Zoti i kryeqytetit shqiptar. Megjithatë i bënë një parodi të rikthimit, a thua se po i bënin nder.

Leka Zogu i vjetri nuk do të dënohej në Shqipëri nëse do të vinte pa nevojën e një ligji që Ilir Meta si kryeministër do ta miratonte. Pasi ja garantonte amnistia e vitit 1997. Por natyrisht, i shkreti djali i mbretit të shkathët të Shqipërisë nuk e dinte se në Shqipëri ka mjeshtra të intrigës, që as babait të vet talent do t’i kishin shpëtuar.

Leka vdiq, si dhe gruaja e tij Suzana, duke lënë Lekën e Dytën ë këtë vend peshkaqenësh ku pjesë të oborrit nuk ishin gjë tjetër veçse njerëz që nuk dinin si përdorej thika e ëmbëlsirës, apo piruni i biftekut. Por që e dinin shumë mirë se si do të ndahen pronat e Pallatit Mbretëror, e ashtu ndodhi.

Kështu erdhëm te imazhet e këtyre ditëve që në fakt janë pamje marrëdhëniesh familjare, pavarësisht se dikush është princ e dikush tjetër ka mbiemrin Zaharia të një princi të mesjetës që ja ka sjellë në majë të hundës Skëndërbeut.

Por të gjithë thjesht idhuj, idhuj që nuk vlenin asnjë lekë, pasi më fuqi kishte shefi i AKP-së që sot vëllain  e ka drejtues të medias së Sali Berishës.

Problemi këtu është që Leka, i besoi , siç thotë Jovan Bregu të Pallati 176, i besoi i varfri horrave dhe peshkaqenëve të këtij sistemi që idhujt i kishte thjesht për kopertinë te fitimeve të veta.

Pasi nuk bëhej fjalë as për princër as për bejlerë, por mjeshtër të vjetër që po të nxirrnin emrin dilnin sojsësë, sic ata deputetë që firmosën për të ardhur Leka Zogu në Shqipëri. E i “varfri i besoi”! Po kush ja ndakoi Lekës së shkretë ardhjen në vendin e të parëve, ku në fund të fundit, do të bënte një proces, një gjyq, ku po të paguante ca lekë e fitonte me 100 përqind. Por mjeshtrat i morën pronat, bënë pakt, e sot flasin për oborr mbretëror e protokoll, në një vend ku është Republikë Parlamentare./TemA

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 09/03/2024 07:12

    Ma majtosh se ky që e ka mbajt populli me flori nuk ka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi