Ideja e një Senati, domethënë e një Dhome të Lartë të Parlamentit, ku të mblidhen sipas një formule kushtetuese “ajka” d.m.th balli i ballit kombëtar nuk është e re. Gjatë diskutimit të gjatë në hartimin e Kushtetutës aktuale të Republikës, që e shkreta është bërë arna-arna, kjo çështje ka dalë që në fillim.
Madje prej një politikani që ishte në krye të komisionit të hartimit të ligjit themeltar të shtetit. Përkatësisht nga Sabri Godi, që ishte bashkëkryetar. Por ekspertët vendas dhe të huaj, bënë një argumentim shterues për këtë çështje që u duk se realisht nuk kishte nevojë më për “post-festival”.
Senati, është një dhomë parlamentare ku si model general përfaqëson vendet e mëdha, ku në një panel ka përfaqësuesit e zgjedhur të popullit në mënyrë proporcionale, e në tjetrn përfaqësuesit e rajoneve, përkatësisht diversitetit rajonal. Në mënyrë që proporcionaliteti i përgjithshëm të mos e mbysë rolin e diversitetit dhe decentralizimit të ndarjes territoriale.
Franca ka Senat, ku përfaqësohen rajonet, Gjermania ka Dhomën e Landeve ku sipas emrit përfaqëson landet Britania ka Dhomën e Lordëve, që është në një farë mënyre një ceremonial politik i aristokracisë tradicionale. Në SHBA në senat zgjidhen përfaqësuesit e shteteve, ndërkohë që në Dhmën e Përfaqësuesve zgjidhen deputetët e popullit sipas konteve. Italia ka Senat, madje edhe senator të përjetshëm që janë shumë pak, por ata zgjidhen në zona gjedhore më të mëdha sesa deputetët e si rregull përfaqësojnë rajonet e një vendi të madh mbi 60 milionësh.
Ndërkaq, asnjë vend sa Shqipëria nuk ka një Dhomë të Dytë. Greqia fqinje, një shtet më i madh se ne nuk e ka një dhomë të dytë, Kroacia, një shtet i Bashkimit Europian ka vetëm një dhomë legjislative me 151 anëtarë, Sllovenia, një tjetër shtet balkanik i BE, shumë i zhvilluar ka një dhomë legjislative me 90 deputetë. E me radhë e me radhë. Gjatë hartimit të Kushtetutës së Shqipërisë në vitin 1998, ekspertët perëndimorë, përkatësisht mjeshtrat e Komisionitt ë Venecias e bindën Sabri Godon që ideja e Senatit nuk ishte në frymën e një Kushtetute republikane. Dhe që u pranua në referendum.
Po pse sot Sali Berisha kërkon që të ngrejë Dhomën e Dytë të Parlamentit? Në fakt këtë nuk e do vetëm Sali Berisha, ka mjaft në politikë që e kërkojnë një Dhomë të Dytë. E cila të shërbejë si një serbrator për aristokracinë që Shqipëria se ka pasur kurrë, ndërkohë që qarqe të tjera, përkatësisht vende fqinje e duan që në Senat të përfaqësohen në mënyrë proporcionale ex ofiçio minoritetet. E ku disa vendime të rëndësishme të Parlamentit të mos merren pa një votë senati.
Ndërkaq, duket qartë se kleçka flet te lista e mbyllur të ata që duan të bëhen “senatorë të përjetshëm” në rast se sistemizgjedhor hapet, në senat mbyllet. Natyrisht të gjitha këto jan hipoteza, që vijnë logjikisht kur nuk ka një transparencë për çfarë arsye duhet një dhomë tjetër për Parlamentin. Ne njëra, e po na çmend kur mblidhet vetëm një herë në javë./Tema
Komente












