Ylli Pata: Si ja bëri Gazi, Ramës, 8 me 2!

Ylli Pata: Si ja bëri Gazi, Ramës, 8 me 2!

Gaz Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj

Gaz Bardhi u shpreh triumfues në daljen e tij pas negociatave me mazhorancën, pasi sipas tij, partia e pa regjistruar që ai është nënkryetar ka arritur një objektiv të madh. Nga 8 komisione hetimore që ka kërkuar, ka marrë vetëm 2. Ndërkaq, pas arritjes së këtij akordi, doli me një deklaratë zyrtare ambasada e SHBA në Tiranë, e cila bëri të ditur se vullneti politik i aleatëve është rikthimi i normalitetit në Parlament.

Ndërsa në mbledhjen e grupit të foltores, pakush e ka pasur entuziazmin e Gazit. Saljani, ka kërkuar arsye për këtë zbythje kaq spektakolare; nga 8 komisione në 2. Të tjerë janë zënë me njëri -tjetrin, si Nallbati me Shehun, kurse deputetë më pragmatistë kanë thënë se duhet një marrëveshje me mazhorancën se ndryshe nuk vazhdohet.

I gjithë ky debat është bërë, ndërsa doktori ndodhet atje në katin e tetë, e pavarësisht se Flamur Noka thotë se e gjitha kjo është njohja e Berishës si kryetar, pakkush apo askush e beson.

Megjithatë, politikisht nuk se kemi një marrëveshje reformash mazhorancë-opozitë. Pasi kemi thjesht një diskutim me disa deputetë që ishin betuar që të djegim Kuvendin, e mazhoranca i ka ulur në tryezë, duke biseduar me ta. Kjo është një negociatë për të menaxhuar zemërimin, një lloj seance psikologu, që duket se Rama ka gjetur njeriun adapt për këtë punë si Blend Çuçin, sesa një marrëveshje politike. 

Edhe pse ka mjaft pikëpyetje nga kjo negociatë, jo vetëm nga PD zyrtare e Lulzim Bashës, e cila ka të gjithë të drejtën ta përdorë politikisht, por edhe nga publiku. i cili e konsideron këtë allishverish, si një thyerje të sistemit. Pasi mazhoranca bisedon me njerëzit që e kanë ndezur Parlamentin flakë me muaj e me muaj. PS nuk fiton publikisht nga kjo marrëveshje, po çfarë fiton Foltorja dhe lideri i ri Gaz Bardhi?

Këtu gjërat bëhen edhe më të komplikuara. Në partinë e Berishës asnjë nuk është entuziast përveç Bardhit dhe Gjekmarkajt. E kjo u pa qartë në debatet në mbledhjen e grupit. Por duket se doktori po e përdor aksesin parlamentar të Gazit, siç ka përdorur dikur Lul Bashën, të cilin e kundërshtonte me zërat radikalë e më pas e mbronte publikisht. E deklarata e triumfit të Bardhit, duket si ato memet e Lulit dikur kur thoshte para SHQUP-it se “nga ky moment Edi Rama nuk është më kryeministër”./Tema

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë