Ylli Pata: Vizita e Pompeos, si u rrëzua përralla me Soros e Berishës dhe Metës

Ylli Pata: Vizita e Pompeos, si u rrëzua përralla me Soros e Berishës dhe Metës

Edi Rama dhe Mike Pompeo

Vizita të tilla si ajo e sotmja e Mike Pompeos në Tiranë, nuk se nuk kanë ndodhur në të shkuarën. Shqipërinë e kanë vizituar në mbyllje të karrierës së tyre ish-Presidentë, apo ish-Sekretarë Shteti, apo ish-ushtarakë të lartë. Por edhe pse ata kanë qenë jo si politikanë aktivë, duke pasur parasysh se janë shtetarë të rëndësishëm të një superfuqie botërore, një sinjal apo mesazh të rëndësishëm ato e kanë dhënë.

Kur ish-Presidenti i SHBA, Jimmy Carter vizitoi Tiranën në vitin 1995, edhe pse si veprimtar i të drejtave të njeriut, ai edha mesazh tek Berisha në atë kohë President në lidhje me gjyqin e famshëm të 5 minoritarëve, kapjen e drejtësisë dhe dhunimin ndaj opozitës.

Në verën e vitit 1996, erdhën nga deti dhe bënë vetëm një ndalesë të vogël në tokë ish-Presidenti SHBA-së, George Herbert Bush dhe ish-kryekomandanti i ushtrisë në kohën e operacionit për çlirimit të Kuvajtit, Colin Powell, më pas Sekretar Shteti në administratën e Bushit të ri.

Bushi i vjetër i solli Sali Berishës një mesazh nga SHBA se e ka mbushur kupën pas manipulimit të zgjedhjeve të 26 majit 1996.

Por mund të ndodhë që vizita e një ish-zyrtari të jetë krejtësisht private dhe natyrisht mund të ndodhë që për një arsye apo ndonjë tjetër, shtetari i nivelit të lartë, tashmë i tërhequr nga politika, të mos preferojë që të japë ndonjë sinjal që të duket se është politik. Natyrisht për të mos ndikuar, apo mos u përzier në atmosfera si ato të vendeve të vogla si Shqipëria, ku prodhohen legjenda mbi politikanët e lartë vendas, e jo më të Fuqive të Mëdha.

E nisur nga kjo, shumë mirë Mike Pompeo, në Tiranë mund të mos ketë ardhur për ndonjë sinjal politik, por për arsye krejt të tijat private, apo edhe të karakterit filantropik e social, siç ndodh me mjaft figura të rëndësishme që aktivizohen në veprimtari të tilla.

Mike Pompeo është një politikan i nivelit të lartë të republikanëve amerikanë, që përpara se të vijë Donald Trump President i SHBA-së. Por ai, u bë mjaft i rëndësishëm brenda kuadrit republikan, pikërisht kur Trump e emëroi Drejtor i CIA-s, pikërisht pasi sektori i inteligjencës u përplas me presidentin për çështjen e influencës ruse në zgjedhjet e 2016-s.

Por fuqia politike e Pompeos, rrit edhe më shumë pas emërimit në postin e Sekretarit të Shtetit, pas shkarkimit të Rex Tillerson nga Presidenti Trump.

Pompeo, ashtu edhe si Mike Pence, mbetën dy nga politikanët më të lartë që ishin të afërt me Donald Trump-in deri në ditët e fundit të tij, por që asnjëherë nuk u çbilancuan për shkak të debatit politik të brendshëm. Pra kanë ruajtur një ekuilibër të rëndësishëm për aspekte strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zoti Pompeo, i cili sot zhvilloi një aktivitet publik në Shqipëri, edhe mund të mos kishte dhënë një sinjal politik të qartë siç e dha, duke ndenjur indifferent.

Por sërish, do të quhej sinjal, thjesht vetëm nëse nuk ka takuar Ilir Metën dhe Sali Berishën. i pari, si President i Republikës, ka pasur të gjitha detyrimet që për respekt t’i shtronte një darkë, ose ta qeraste me një kafe në Pallatin e Brigadave, madje edhe t’i akordonte një medalje, gjë që ja ka dhënë edhe restoranteve e hoteleve.

Kurse i dyti, si një politikan që i është “futur me rrënjë konservatorizmit” mund ta kishte takuar eksponentin e lartë të konservatorëve amerikanë.

Por si Berisha ashtu edhe Meta nuk e takuan, pasi realisht ishte vetë zoti Pompeo që nuk i ka takuar, pasi sinjalet mësohet se kanë shkuar për të realizuar një takim.

E ky është sinjal shumë i rëndësishëm politik, pasi vetë zoti Pompeo ka firmosur dy Non Grata nga politika shqiptare, e natyrisht ishte ai Sekretar Shteti kur Berisha nuk merrte dot vizë për të kaluar oqeanin.

Megjithatë, ish-Sekretari i Shtetit ka dhënë një sinjal edhe më të fortë duke takuar grupin e 35 deputetëve që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.

Një sinjal që e kanë dhënë edhe të tjerë, madje jo më larg se 2 javë më parë dy zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane. Por kjo e sotmja, ka rrëzuar përfundimisht alibinë e përrallave me Sorrosin dhe heqjen e Non Gratës nga Republikanët. Ata sot patë një nga njerëzit më të rëndësishëm të tyre dhe nuk arritën as t’i afrohen. 

Plus pastaj, ndërsimi me Evi Kokalarin që ta baltosë vizitën si “të paguar” tregon pastaj gjendjen e rëndë të situatës “matanë”. Por kurioze do të jetë sonte komenti i analistëve pranë Sali Berishës dhe Ilir Metës për këtë vizitë. Për të parë ku do të notojë fantazia thjesht për të ngritur nga bataku dy politikanë që kanë rënë prej kohësh…/ Gazeta "Tema" 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë