Ylli Pata: Zvarritja e opozitës prej ‘Vullnetarëve të Saliut’

Ylli Pata: Zvarritja e opozitës prej ‘Vullnetarëve të Saliut’

Militantët poshtë ballkonit të Berishës

Njerëzit e afërt të Sali Berishës që kanë akses të përditshëm në mediat kombëtare, rendisin pa përtim mendimet e bindjet që ata kanë për figurën e personazhit që ata mbrojnë.

Dhe rendisin argumentet e tyre, ndërkohë që në media të tjera, nuk reshtin të dalin edhe dëshmi e qëndrime nga personazhe që sjellin dëshmi e denoncime për pushtetin që ka administruar Sali Berishën.

Si atmosferë e gjitha kjo ngjan me vitin 1991, edhe pse Shqipëria nuk është në atë periudhë. Është mjaft përpara, sidomos në mentalitet. E këtu jo për t’i bërë qejfin njerëzve në krah të doktorit, ka meritën e tij me të mirat e të këqijat e tij edhe Sali Berisha. Por ky diskutim nuk mbaron kurrë. Është një proces që do të vazhdojë me vite, siç vazhdojnë edhe sot dossierët nostalgjikë të stenogrameve zyrtare të Shqipërisë së pas 90-s.

Do të dalë ndoshta edhe një Dash Kaloç që të bëjë zbardhjen dokumentare të shtetit shqiptar pas vitit 90. Por kjo nuk ka lidhje me politikën. Është një process historik, dokumentar e dialektik, ku koha më shumë se gjithçka do të sjellë dritën e duhur në errësirën dhe dilemat e 33 viteve të “Regjimit Demokratik” në Shqipëri. Megjithatë, sado që faktet kohëforta e dokumentet me vulë të thatë, apo pamje vizive e dëshmi audiovizive të bëjnë punën e vet, do të ketë njerëz në këtë vend që Sali Berishën do ta quajnë të “madh” e të tjerë që do ta quajnë një “udhëheqës të zi”. Kjo quhet histori, një process që sa më nxehtë të bëhet, aq më jo real vlerëson të mirat e të këqijat e një figure apo të një periudhe historike.

Por vendi sot nuk ka përse të jetë peng i një apo i shumë ndjesive në vlerësimin e kontributeve të Sali Berishës. Shqipëria kërkon sot një opozitë politike, pasi opozitën njerëzore e ka, e ajo herë pas here e tregon veten, sidomos në zgjedhje, ku është edhe takimi par ekselance i një sistemi alternance.

Vendi kërkon një opozitë politike që të sjellë përpara opinionit publik një ide, projekt, apo disa të tilla. Edhe në mos pastë ide e projekt, të ketë një debat të hapur për të arritur tek një I tillë.

Por I gjithë ky process është I bllokuar nga një tjetër proces, ai gjyqësor ndaj Sali Berishës, ku është I përfshirë edhe ndjesia që mbështetësit e tij duan ta bashkëngjisin në lidhje me meritat e tij.

Për ta bërë të qartë këtë proces, mjafton të kthehemi në vitin 1991, kur u krijua Partia Socialiste, si opozitë politike e forcës së parë jo komuniste pas 50 vjetësh siç ishte Partia Demokratike.

Në atë proces, nuk pati një ndikim direkt të “Vullnetarëve të Enverit”, apo edhe korrenteve të tjera që natyrisht ishin të vogla siç ato të “Vullnetarëve të Mehmetit” apo “Kadriut” që ishin dhe tre njerëzit më me ndikim në pushtetin komunist.

Madje e veja e Enver Hoxhës, edhe pse ishte një personazh politik I regjimit, nuk mbajti asnjë fjalim, por iku duke e konsideruar menjëherë PS-në një parti jo të sajën madje kundër Enver Hoxhës. Kjo ndodhi sepse tranzicioni që ishte krijuar nuk mori për bazë vlerësimin e Enverit, edhe pse në KOngres, si nga Dritëro Agolli, Moikom Zeqi, apo edhe nga seanca që drejtoi Gramoz Ruçi, pati mjaft goditje ndaj kastës së vjetër.

Përdorimi I historisë për politikë, është demagogji e pastër, pasi sot opozita kërkon një alternativë, e jo shami për të qarë për doktorin. Nëse tek eksponentët e saj, ka një ide sesi duhet që e djathta apo PD-ja t’I gjendet njerëzisht Sali Berishës në betejën e tij me drejtësinë, kjo nuk ka asgjë të keqe, madje përkundrazi mund të konsiderohet një solidaritet njerëzor.

Por kjo nuk ka lidhje me politikën, siç nuk ka as dalja e Argita Berishës në foltoret politike të transmetimit mediatik. Nëse zonja Malltezi do të donte të hynte në politikë mund ta bënte si dje, por edhe sot, gjithsesi duhet të flasë për politikë, e jo për emocione atërore. TemA

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë