Prokurori Ylli Pjetërnikaj ka dorëzuar dokumentacionin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke shprehur zyrtarisht interesin për të kandiduar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Pjetërnikaj bëhet emri i tretë që hyn në garë për drejtimin e organit qendror të akuzës, pas Adnan Xholit dhe Rovena Zotos. Afati për dorëzimin e kandidaturave përfundon më 1 gusht.

Ylli Pjetërnikaj është prokuror dhe pedagog në Shkollën e Magjistraturës, me gradën akademike Doktor i Shkencave në fushën e së drejtës.

Ai ka ndërtuar një karrierë në prokurori, mësimdhënie dhe kërkim shkencor. Gjatë aktivitetit të tij profesional ka ushtruar detyrën e prokurorit në Kukës, Lezhë, Tiranë dhe Shkodër, ku ka shërbyer edhe si drejtues i Prokurorisë.

Pjetërnikaj është autor dhe bashkautor i disa veprave shkencore në fushën e së drejtës penale dhe është i specializuar në krimin kibernetik përmes programit të Cranfield University, në kuadër të bursës Chevening Ëestern Balkans Cyber Security Felloëship.

Ai është gjithashtu anëtar i Bordit Editorial të International Association of Prosecutors (IAP) dhe i Association Internationale de Droit Pénal (AIDP).


Lajmi kryesor:

Rovena Zoto dorëzon kandidaturën për Prokuror të Përgjithshëm! Hetimi i fundit futi në 'rrjetë' bosin e call centerave mashtrues