Ylli Polovina: Si ndihmoi Fadil
Hoxha  për krijimin e PKSH

Ylli Polovina: Si ndihmoi Fadil<br />Hoxha  për krijimin e PKSH
TIRANE- Disa muaj fundorë të vitit 1934 si edhe disa të tjerë në 1935, duke u bërë gjithsej dhjetë, Enver Hoxha shkruan se e kaloi në Paris. “Partia Komuniste Franceze, thotë ai në librin e vet me kujtime të rinisë, në lagjet e punëtorëve kishte disa qendra leximi, ku unë shkoja për të lexuar shtypin, për të lexuar “Anti-Dyringun” e Engelsit, pjesë dhe komente të “Kapitalit”, dëgjoja leksione për Leninin dhe për Stalinin... Asistoja në mitingjet e hapëta që organizonte në sheshe e në stadiume Partia Komuniste Franceze dhe atje shihja forcën e proletarëve, forcën e ideve të pavdekshme të Marksit”.

Megjithë këtë vetëformim intensiv marksist, që nuk i paska rënë në sy legatës shqiptare në Paris, nga një punonjës i kësaj iu ofrua në Bruksel posti i sekretarit të konsullatës së nderit, e cila pritej të hapej shumë shpejt. Ditën që mori miratimin për ta kryer këtë funksion, Enver Hoxha shkruan një episod që prej ndonjë burimi tjetër nuk është vërtetuar: “Shkova në qendrën e leximit të Partisë Komuniste Franceze dhe i kërkova përgjegjësit nëse mund të më organizonte një takim me shokun Pol Vajan Kuturié, se kisha diçka për t’i thënë”.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg