Ylli që egërsoi Saliun!

Ylli që egërsoi Saliun!

Enver Hoxha dhe Sali Berisha

Na u revoltua PD-ja e Saliut, se qenka shfaqur nje flamur kombetar me yllin e kuq. Dhe kerkon urgjentisht denim me burg, per perdhosjen e simboleve kombetare.

Kush tha qe ky flamur eshte ai qe percakton kushtetuta? Ai eshte flamur i komunizmit dhe u ekspozua ne nje kenge tallese, kushtuar asaj periudhe. Simboli i asaj kohe me yll do te jete dhe jo me koken e Saliut.

Berisha, miku i familjes se diktatorit Hoxha, gje qe e pranon vete me mburje, sa erdhi ne pushtet dergoi policine te muzeu i luftes, qe te hiqte yjet nga kapelet e partizaneve, ne fasade. Me kete yrysh hoqi dhe Ylli Vejsiun, per t'u lene te kuptuar demokrateve, se nuk pranojme asnje lloj ylli.

Dhe ne nje miting te PD-se dikush i dha nje demokrati te ri nje foto te Berishes, krah Enverit. Policia e fshehte e kapen te shkretin dhe e çuan ne rajonin e policise. 

"Pse ngre portetin e diktatorit ne shesh", i thane. "Jo, ua ktheu ai, une ngre portretin e Sali Berishes. Kete tjetrin nuk e njoh, po perderisa ka dale me prijesin tone, mik i tij do jete". Policia u vu ne siklet. Ia perplasi ne toke dhe e shkeli me kembe. 

"Kujdes se po shkelni mbi Berishen, qe i marrsha te keqen", u ankua i riu dhe ul te puthte liderin e tij. E mbajten sa e mbajten, policia nuk dinte ç'akuze te ngrinte ndaj tij.

Nese Bylykbashi, qe sot u be keq me yllin ne flamur, si do reagonte, nese dikush do te dilte me nje foto te madhe te Berishes me Enverin? Me logjiken e tij, duhej te kerkonte burgosjen, sipas kushtetutes.

Ndaj egersia e mbeshtetesve te "non grates" nuk ka lidhje me shkeljet ligjore te shfaqjes se simboleve komuniste, po me ankthin e shefit te tyre, si ish-sekretar partie i komunizmit, si ish-mik i familjes.

Dhe çudia eshte se si te persekutuarit politike rreshtohen pas tij, duke harruar, se kur ata vuanin ne burgje, Sali Berisha festonte te shtepia e Enverit, ose shetiste me varke ne Drilon me femijet e tij. Merren me babain, apo gjyshin e Rames, nderkohe qe e kane komunistin dhe sekretarin e gjalle ne gjirin e tyre. 

Qe te zgjidheshe sekretar Partie ne ate kohe, duhej te ishe i devotshem, luftarak ndaj shfaqjeve te huaja dhe qendrimeve liberale ndaj tyre, te ishe kunder imperializmit amerikan. Per te qene te sinqerte, kete te fundit, luften kunder imperializmit amerikan, e ka ruajtur, si amanet te Enverit...

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ashtu: 29/08/2022 23:43

    Eshte o shoku Yll! Sekretari Berisha nuk ka moral per pune komunizmi. Helbete rang i mesem qe maskarai. Ne perpjekje per te lidhur miqesi me kupolen. Qeni. Jo si Rama qe qe kupole, byroist e bir byroisti. Shume mire beni qe ua tundni ketyre plehrave. Neser do shkruash per Ramen , besoj....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari