Ylli Zyla sërish me ekip përgjues
në dispozicion, e parashikon ligji
Ish kreu i SHIU-t dhe rishtaz Komandanti i Policisë Ushtarake Ylli Zyla, do të ketë edhe në funksionin e ri në dispozicion një ekip të gjurmimit dhe përgjimit telefonik dhe postar.
TIRANE- Ish kreu i SHIU-t dhe rishtaz Komandanti i Policisë Ushtarake Ylli Zyla, do të ketë edhe në funksionin e ri në dispozicion një ekip të gjurmimit dhe përgjimit telefonik dhe postar. Është vetë ligji "Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura" ai i cili e parashikon këtë funksion dhe kompetencë të kësaj policie. Ligji ka hyrë në fuqi në vitin 2003 dhe në nenin 7 të tij parashikohet qartësisht kompetenca e Policisë ushtarake për të përgjuar dhe gjurmuar nëpërmjet kontrollit të komunikimeve telefonike dhe postare. Madje në të njëjtin nen parashikohet që kjo polici të ketë një rrjet të mëvetshëm të saj për sigurimin e informacioneve. Pra një infrastrukturë të qartë të ngjashme atë të shërbimeve informative. "Në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet normative të miratuara nga Ministri i Mbrojtjes, ngre rrjet të fshehtë informativ, përdor mbikëqyrjen e fshehtë, krijon dhe përdor evidencën operative, përdor mjetet teknike dhe elektronike, bën përgjime telefonike e kontroll postar, duke marrë më parë miratimin tek autoriteti i përcaktuar me ligj", - shkruhet në nënin 7 të këtij ligji.
PËRGJIMETBatalioni i Policisë Ushtarake është një strukturë nën varësinë e Shefit të Shtabit të Ushtrisë. Por për vetë specifikën dhe funksionin që luan brenda radhëve të ushtrisë ky batalion mban marrëdhënie dhe komunikime intensive me Shërbimin Informativ të Ushtrisë. Si ish kreu i Shërbimit Informativ Ushtarak, Ylli Zyla është dyshuar edhe për realizimin e një sërë përgjimesh të paligjshme të disa politikanëve shqiptarë dhe përfaqësuesve të huaj në Tiranë. Akuzat janë bërë kryesisht nga deputetë të Partisë Socialiste që janë edhe antarë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë. Ky komision ka kërkuar që të verifikojë procedurat e ndjekura në Ministrinë e Mbrojtjes për një sërë çështjesh ndërsa aktiviteti i SHIU-t ka qenë në krye të axhendës së kontrolleve të kërkuara nga komisioni. Deri më tani ky kontroll nuk është realizuar.
EMËRIMIKompetencat e Policisë Ushtarake brenda strukturës së Forcave të Armatosura i japin këtij institucioni një rëndësi të dorës së parë. Policia Ushtarake dhe SHIU janë dy institucionet të cilat mbikqyrin zbatimin e ligjit në radhët e ushtrisë shqiptare. Emërimi i Ylli Zylës në këtë institucion ka ardhur pasi ai dha dorëheqjen për shkak të skandalit të implikimit në biznes personal me tregtarët e armëve. Ministria e Mbrojtjes në asnjë moment nuk ka komentuar këtë skandal të publikuar nga Shqiptarja.com. Pas publikimit të skandalit, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë ka ndërrmarë një hetim paraprak ndaj Ylli Zylës. Nga ana tjetër duket se eprorët e Zylës nuk kanë patur aspak nevojë të reflektojnë në lidhje me të dhënat e bëra publike, ata e kanë emëruar atë në një tjetër post të rëndësishëm të ushtrisë, por edhe pse posti kësaj here ka ndryshuar, kompetenca e Zylës për të patur ekip përgjimi dhe rrjet informativ mbetet e pandryshuar.
Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com sg/shqipt
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.3%
-
Jo
30.5%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3652
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23