Ylljet Aliçka me Ndrenikën e Priftin
në festivalin pavarur në New York

Ylljet Aliçka me Ndrenikën e Priftin<br />në festivalin pavarur në New York
Filmi “Lulet Plastike” me regji e skenar të Ylljet Aliçkaj do të konkurrojë zyrtarisht në garën ndërkombëtare të New York City Independent Film Festival.
 
Filmi ka në fokus një ditë të zakonshme të një çifti të moshuarish që kanë mbetur të vetmuar, por që në ekranin e madh shfaqen plot emocion dhe dinjitet!
 
Çifti i të moshuarve interpretohet nga aktori i madh Robert Ndrenika dhe një nga aktoret e talentuara Zana Prifti.
 
Aktorja Prifti është lënë në hije gjatë diktaturës, për çështje të biografisë, gjatë periudhës që diktatura zhvillonte luftën e klasave. Ylljet Aliçkaj e ktheu në ekran. Në këtë film Zana Prifti shfaqet me një profil shprehës e origjinal.

Filmi “Lulet Plastike” është një film metrazh rreth 30 minuta.
 
Ylljet Aliçkaj ka krijuar dy personazhe interesantë nëpërmjet lojës së Ndrenikës e Priftit.

ylljet alickaj
(Ylljet Aliçkaj)

Mesazhet e veprës lëvrohen rreth një çifti të vetmuar pleqsh që jetojnë në një fshat që po shkon drejt degradimit. Vjen një ditë që ata duhet të shkojnë në një dasmë në qytet, ku përplasen me mentalitetet te çuditshme.
 
Protagonistë të tjerë në këtë film janë aktorët Elia Zaharia dhe Genti Hazizi. Festivali ndërkombëtar i pavarur i filmit në Nju Jork do të mbahet nga 2 maj deri në 7 maj të këtij viti. Premiera e këtij filmi u dha  më 16 tetor në Tiranë, ku u prit me vlerësime nga media dhe kritika. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë