Pesë ditë pas letrës fshikulluese të Ernver Hoxhës për gabimet e bëra në Mukje, Ymer Dishnica shkruan një letër të gjatë si përgjigje, ku nuk e fsheh tronditjen që ka marrë pas kësaj. Ai shpreh pamundësitë që ka hasur për ta vënë në dijeni Komitetin Qendror për të gjithë detajet e takimeve në Mukje, bisedat propozimet, për udhëzimet që i duheshin etj. Ai i shpjegon Hoxhës së për traktin kanë ngulmuar vetë komunistët që të dalë, për ta vënë Ballin në vështirësi para qeverisë dhe të fitojnë pikë në publikun e gjerë, që do ta mendonte këtë takim si një bashkëpunim të gjerë.
/Shqiptarja.com










