Yndyrat e tepërta në
organizëm, si mund t'i “digjni”
Mjekët mendojnë se shkaqet kryesore të shtimit në peshë, janë katër: së pari, ushqimi joracional, lëvizjet e pakta, ekuilibri i çrregulluar në jetën e përditshme, d.m.th., një reagim jo adekuat ndaj streseve, gjumi i tepërt, sidomos gjate ditës dhe, marrja e preparateve hormonale.
Mjekët mendojnë se shkaqet kryesore të shtimit në peshë, janë katër: së pari, ushqimi joracional, lëvizjet e pakta, ekuilibri i çrregulluar në jetën e përditshme, d.m.th., një reagim jo adekuat ndaj streseve, gjumi i tepërt, sidomos gjate ditës dhe, marrja e preparateve hormonale.
Po si mund të shpëtojmë nga pesha e tepërt? Ja disa mënyra të thjeshta. Mënyra e parë: Dhjami mund të “shkrihet” fare mirë nëpërmjet disa ushtrimeve që kanë si bazë frymëmarrjen: duhet të marrësh frymë thellë dhe aktivisht, gjithmonë me hundë. Filloni ngadalë dhe shtojeni ritmin vazhdimisht, duke i shëmbëllyer, si të thuash, një lokomotive kur niset për udhëtim. Pas një cikli prej tridhjetë frymëmarrjesh të tilla, pushoni pak. Këtë ushtrim duhet ta përsëritni pesë herë në mëngjes dhe në mbrëmje.
Mënyra e dytë: Të pini ujë të ngrohtë: Sa herë që ndjeni uri, në vend të që të hani, pini një gotë me ujë të ngrohtë, ku keni hedhur paraprakisht një lugë mjaltë dhe disa pika lëng limoni ose uthull molle.
Mënyra e tretë: Me anë të ushqimit. Ja thelbi i saj: në ditën e parë duhet të hani vetëm mish të zier, në të dytën të pini vetëm kos, në të tretën të hani vetëm mollë, në të katërtën të ushqeheni vetëm me peshk, në të pestën të hani vetëm oriz, në të gjashtën vetëm lakror me lakra, në të shtatën, pulë të zier.
Pas një jave filloni përsëri nga e para. Kjo dietë nuk duhet të vazhdojë më shumë se dy javë, brenda të cilave ju do të bini 7 kilogramë. Këshilla e fundit: Mos u mundoni të hiqni menjëherë mbipeshën. Mbani parasysh së është më i mirë mjekimi gradual me metoda të natyrshme, sesa kurimi i menjëhershëm me mjete drastike.
Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
51.4%
-
Jo
34.6%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 3913
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Olimpiket 2024/ Luiza Gega dhe Franko Burraj nisen drejt Parisit! Atletja: Synoj më të mirën, gara do të jetë më e fortë
29 Korrik, 21:50
-
Të shtëna me armë në një park në New York, vriten 2 gra dhe plagosen 5 të tjerë
29 Korrik, 21:48
-
Trafikoi qindra njerëz drejt Britanisë, dënohet me 10 vite burg 24- vjeçari shqiptar! Bashkëpunëtor i rrjetit iranian
29 Korrik, 21:13
-
Vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani
29 Korrik, 21:08
-
Kongresi përballë socialistëve indiferentë dhe demokratëve si tifozë të zjarrtë të tij
29 Korrik, 21:05
-
Merr fund ëndrra e boksieres nga Kosova, Donjeta Sadikut për medalje në Paris 2024
29 Korrik, 20:57
-
SHBA jep 1.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
29 Korrik, 20:27
-
Izraeli paralajmëron luftë ndaj Hezbollahut/ Kabineti i Sigurisë i jep ‘Ok’ Netanyahut për hakmarrjen për Golanin
29 Korrik, 20:24
-
Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve
29 Korrik, 20:12
-
'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha
29 Korrik, 19:53
-
Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Bilisht, plagosen 8 persona! Mes tyre edhe 2 fëmijë
29 Korrik, 19:41
-
Zjarri në malin e Shëngjinit, nis ndërhyrja nga ajri! Flakët i afrohen zonës së 'Ranës së Hedhun'
29 Korrik, 19:34