/ATSH-DPA/ - Militantët e Hamasit kishin planifikuar vrasjen e ministrit të Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman dhe kishin grumbulluar informacione për lëvizjet e tij, thuhet në një raport të medias.
"Një celulë e krahut të armatosur të Hamasit në Betlehem kishte planifikuar vrasjen e Liebermanit duke përdorur një granatë dhe për këtë qëllim kishin blerë edhe një lëshues", njoftoi website-i Ynet, pjesë e gazetës së njohur izraelite "Yediot Ahronot".
Ky website citoi një deklaratë nga Forcat Mbrojtëse Izraelite, policia dhe nga shërbimi i brendshëm i sigurisë, Shin Bet.
"Celula drejtohej nga Ibrahim Salim Mahmoud al-Zir, 37 vjeç", shton raporti.
Sulmi kundër Liebermanit do të shërbente si mesazh për Izraelin që të ndalonte ofensivën në Gaza, ku gjatë verës së kaluar u vranë 2 100 palestinezë.