Yoga e trurit kundër
stresit të përditshëm

Yoga e trurit kundër<br />stresit të përditshëm
TIRANE - No more stres”. Kjo tashmë mund të jetë vetëm një batutë, pasi stresin mund ta largosh pa iu drejtuar mjekut dhe vetëm me disa ushtrime të thjeshta të trurit. Mjafton të vësh në funksion mendjen tënde. Të kredhesh thellë në skutat më të thella të trurit tënd, të zbulosh thesare që nuk i dije se i kishe, të kuptosh që jeta është e bukur dhe... stresi është larguar vetvetiu. Bëhet fjalë për teknikën e meditimit trashendental, e njohur ndryshe edhe si Yoga e trurit, një metodë e cila që prej 4 muajsh po aplikohet edhe në Tiranë e Kosovë, falë ndihmës së biznesmenit të njohur Hetem Ramdani.

Dr. Bevan Morris, President i Universitetit Maharishi të Menaxhimit në USA edhe kryeministër i Lëvizjes Globale për Paqen në Botë, i themeluar nga Maharishi Mahesh Yogi si një partner i organizatave edukuese në më shumë se 100 vende, të cilat punojnë për të krijuar një epoke të re të paqes, progresit si dhe një mirëqënie në jetën dhe familjen tonë, në një intervistë për “Shqiptarja.com” shpjegon se si e largon stresin dhe ankthin kjo metodë e re e ushtrimve të trurit.
    
Cila është përkufizimi modern i vetëdijes?
Vetëdija është fusha bazë unike e ekzistencës sonë, është po e njëjta gjë e unifikuar në fushën e fizikës, që është baza e të gjithë ligjeve të natyrës në univers. Çdo njeri është si një dallgë në këtë oqean të vetëdijes, por fatkeqësisht, për shkak të stresit dhe halleve tona të përditshme, e kemi harruar këtë oqean të vetëdijes. Meditimi trashendental është një mënyrë për të përjetuar këtë përmasë të pamatë. Kur kuptojmë këtë gjë, në nivelet më të larta të vetëdijes, se jeta është një lumturi, të gjitha mundësitë janë të hapura dhe se çdo gjë e mirë vjen në jetë, pra ne jemi zgjuar në një realitet dhe vlera jonë individuale është në fakt ky oqean i madh i vetëdijes kozmike.
 
Sa mendoni se kjo lloj teknike mund tu vlejë edhe shqiptarëve të cilëve që kanë ardhur nga një tjetër sistem, ku vetëdija nuk kishte mundësi vënie në dukje?
Çdo qytetar shqiptar, ashtu si çdo qytetar në mbarë botën, deri më tani zhvillon vetëm një pjesë të vogël të trurit njerëzor. Kur studiojmë disiplina të ndryshme të shkencës, ne shfrytëzojmë vetëm një pjesë të vogël të trurit, dhe jo të gjithë trurin. E vetmja gjë që mobilizon të gjithë trurin tonë është shkenca e meditimit trashendental. Dhe kjo është vërtetuar shkencërisht. Valët e trurit, gjatë meditimit trashedental, aktivizojnë të gjithë trurin që të funksionojë në mënyrë harmonike dhe kërkimet shkencore tregojnë se gjatë meditimit trashedental truri ynë mobilizohet, fillon të bjerë ankthi, ulet stresi. Dhe çdo student  shqiptar duhet ta praktikojë, madje edhe prindërit e tyre dhe jeta do të ishte shumë më e thjeshtë. Deri më tani jeta është një betejë, po tani po hapet një epokë e re e racës njerëzore. Edukimi duhet të bëhet në një situatë të palimituar për çdo fëmijë në botë.
 
Ju thatë që truri fillon të punojë shumë më mire gjatë meditimit trashendental, çfarë ndodh realisht gjatë një seance?
Meditimi trashedental mësohet për 7 hapa, për një javë, 2 orë në javë, këto instruksione jepen nga një mësues që ka bërë një kurs intensiv për meditimin trashedental. Ajo që mëson është që t’i ulesh në një pozicion të rehatshëm, mbyll sytë dhe ndjek disa instruksione të thjeshta dhe kjo lejon mendjen të futet brenda teje. Automatiksiht, ashtu siç uji rrjedh poshtë një ulluku, mendja jote rrjedh gjithnjë e më thellë në një zonë që është shumë paqësore dhe shumë të qetë të mendjes. Ti je zgjuar, nuk je në gjumë, por vetëdija është kaq e lumtur dhe të duket se ke zbuluar brenda vetes një thesar që se ke pasur më parë. Në të njëjtën kohë, kur mendja qetësohet, gjithashtu edhe trupi relaksohet, frymëmarrja bëhet më e avashshtë dhe metabolizimi i trurit barazohet me gjendjen më të thellë të gjumit, muskujt relaksohen dhe stresi largohet. Edhe faktorët e ndryshëm kimike në gjak që ndikojnë në rritjen e stresit dhe rezistenca elektrike.

e lëkurës sonë rritet, tregues i relaksimit. Pra është një gjendje e zgjuar, por e qetë. Sidomos pjesa frontale e trurit tonë që ka rol kryesor në marrjen e vendimeve të rëndësishme fillon të veprojë në një mënyrë shumë efikase dhe harmonike dhe i gjithë truri fillon të veprojë në këtë mënyrë holistike tërësore. Ti je në atë gjendje për 20 minuta në mëngjes dhe 20 minuta në darkë dhe kur hap sytë, pas 20 minutash, shumë stres është çliruar, mendja është shumë më e qetë dhe ke një energji mendore, fizike, të përshkon një valë që të lejon të studiosh më mirë, të punosh më mirë. Kjo është një metodë që të mëson të punosh në mënyrë më harmonike me pjestarët e tjerë të stafit. Kjo është një nga përfitimet vërtetë të mëdhaja të meditimit trashedental.
 
A nuk rrezikon që kjo terapi të krijojë një situatë virtuale, krejt të ndryshme nga realiteti, të krijojë dy botë paralele: Një virtual dhe botën e vërtetë?
Jo, është vetëm 20 minuta dy herë në ditë. Ti bën një zhytje brenda vetes tënde, dhe pastaj del dhe e shijon jetën normale. Është si një ditë vere shumë e nxehtë, ku zhytesh në ujë të freskët…
 
Në Shqipëri kemi shumë njerëz të stresuar, me depresion, me ankth, do të ishte me shumë interes që tu shpjegonimin lexuesve se si realisht meditimi trashendental mund ti ndihmojë ata?
Mekanizami i çlirimit të stresit është në një zonë shumë të thellë të prehjes dhe të mendjes së trupit dhe në këtë gjendje të prehjes por që je zgjuar, meditimi trashedental, automatikisht stresi çlirohet. Kërkimet e para shkencore bërë në universitetin e Kalifornisë më 1969, gjetën se njeriu gjatë meditimit trashedental hyn në stadin e katërt të vetëdijes, që quhet vetëdija trashedentale. Sepse ne normalisht jemi ose në gjendjen zgjuar, në gjendjen e gjumit ose gjendja normale dhe këto janë tre stadet normale të njeriut. Meditimi trashedental është gjendja e katërt, kur mendja është plotësisht e zgjuar dhe trupi është në gjendje prehjeje shumë të thellë. Kjo është gjendja që çliron vërtet stresin që ne kemi akumuluar. Dhe kjo lind automatiksht. Ti nuk ke nevojë fare të mendosh për stresin. Edhe fiziologjikisht kjo është gjendja e prehjes së thellë, e paqes së thellë.
 
A ka ardhur ndoshta koha që kjo teknikë të futet edhe në shkolla dhe ti ndihmojë fëmijët?
Janë 53 vende të cilat janë duke u mësuar të rinjve këtë teknikë. Ka filluar në universitetit tonë në Ohajo, Amerikë. Unë jam nga Australia dhe jamë president për 33 vjet me radhë. Kemi studentë nga 88 vende të ndryshme dhe ata jetojnë së bashku si një familje mbarëbotërore. Gjithashtu kemi klasa të caktuara për fëmijët dhe ata fillojnë të meditojnë që nga mosha 10 vjeç. Në modelin modern të edukimin është vetëm një e treta që është lënda që ti duhet të mësosh, ndërsa procesi i njohjes së individit lihet komplet jashtë. Në modelin e ri të meditimit trashendental ne merremi më shumë me personin, subjektin dhe procesin e dijes. Meditimi trashedental bën që të gjitha zonat e trurit të fuknsionojnë së bashku, në mënyrë harmonike, në mënyrë kreative, personat janë të aftë të mësojnë më shumë, rritet koeficienti i inteligjencës, rriten notat që marrin në shkollë.      

U bënë disa kohë që e keni sjellë meditimit trashedental edhe në Shqipëri, por a janë shqiptarët të interesuar për këtë teknikë?
Në 4 muajt e fundit rreth 400 persona e kanë mësuar meditimin trashedental, por interesi sa vjen e zgjerohet. Suksesi ka qenë i shpejtë dhe i fortë, zoti Ramadani ka sponsorizuar këtë dallgë të parë të meditimeve dhe ne do të vijojmë edhe në të ardhmen. Por ajo që ne kemi emergjente për momentin është se na duhen mësues shqiptarë për të udhëhequr meditimin. Deri tani meditimi është bërë në anglisht dhe me një përkthim shqip, por është mirë që meditimi të bëhet në gjuhën shqipe. E njëjta gjë edhe në Kosovë, na duhen mësues shqiptarë.  
 
KUSH ËSHTË DR. BEVAN MORRIS

Në 40 vitet e fundit Dr. Bevan Morris ka punuar si mësues dhe administrator në Lëvizjen e Meditimit Transhendental në Organizatën Botërore të Maharishit. Për 32 vjet Dr.Bevan Morris ka qenë kryetar i Universitetit të Maharishit për menaxhim në Fairfield, Ioëa Usa ku ka mbikëqyrur programe të ndryshme arsimore në gjithë botën si shkolla ashtu edhe kolegje.

Dr.Bevan Morris
Në foto: Dr.Bevan Morris

Shkrimi u botua sot në Suplementin shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.08.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kiara lë spitalin, publikon pamjet emocionuese me vogëlushen: Koha që burri im të bëjë 'babin hot'

Kiara lë spitalin, publikon pamjet emocionuese me vogëlushen: Koha që burri im të bëjë 'babin hot'