Fotografia e syzeve të përgjakura të John Lennon ka shtyrë vejushën e tij të përkujtojë publikun që nga dita kur e kanë vrarë Lennonin me armë zjarri në SHBA dhe me shume se një million njerëzve të vrarë.

Vejusha më e njohur në botë në përvjetorin e 44-të martesës, ka publikuar fotografinë e syzeve të përgjakura të John Lennonit të vrarë për të përkujtuar njerëzit që nga 8 dhjetori i vitit 1980.

Respektivisht nga dita kur “beatelsin” e popullarizuar e kishte vrarë Mark Chapman,në SHBA me armë zjarri janë vrarë më shumë se një milionë njerëz lajmëron Telegraph.
“Vdekja e tij është përvojë shumë e dhimbshme.

Mua dhe djalit Sean na mungon edhe pas 33 viteve”, – ka shkruar në Twiter derisa me një tjetër shkrim ka përkujtuar se si “në Amerikë çdo vit nga armët e zjarrit vriten 31.537 persona.”

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)