Young, autorja e “Virgjëreshave
të betuara” vjen sot në Tiranë
TAKIMI/ Autorja e “Virgjëreshave të betuara shqiptare”, Antonia Young, sot në orën 11.00 do të ketë një takim me lexuesit dhe mediat në Tiranë. Takimi organizohet nga botimet “Skanderbeg books”.
TIRANE- Autorja e “Virgjëreshave të betuara shqiptare”, Antonia Young, sot në orën 11.00 do të ketë një takim me lexuesit dhe mediat në Tiranë. Takimi organizohet nga botimet “Skanderbeg books”. Albanologia Young do të prezantojë botimin në shqip të kësaj vepre aq të përfolur për gratë që u bënë burra. Ajo do të tregojë si udhëtoi drejt Shqipërisë dhe historive që kanë tronditur pasionet, duke krijuar aureolën ekzotike mbi shqiptaret e veriut të Shqipërisë.
Ajo e kishte lexuar më thellë fenomenin e “virgjineshave shqiptare” – pjesë e librit – nga studimet e Edith Durham. Autorja Yong pas kwsaj ka shfrytëzuar një literaturë të gjerë për udhëtimet nëpër Shqipëri, pjesa më e madhe janë shkruar herët nga udhëtarë të huaj që kanë vizituar zonë e Shalës në veri në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe njëzet, e deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Këtu përfshihen punë studimore dhe vepra nga personalitete të shquara si Lord Bajron, Eduard Lir, etj. Fenomeni i njohur i ‘virgjineshave’ ishte synuar tw zhdukej nën regjimin komunist.
Së paku kështu raportohej, por Young është befasuar kur ka mësuar se ky fenomen ekzistonte, ku shumica e këtyre burrneshave, jetonin në veri dhe shumë më pak në jug. “Madje u tronditëm kur morëm vesh se ky fenomen vetëm 150 km larg nga kryeqyteti i Shqipërisë, ishte krejt i padëgjuar. Kjo shpjegonte, nga njëra anë, një shpërfillje ndaj qytetërimit, që i nxiste shqiptarët të pranonin mbijetesën e zakoneve, dokeve, nga anën tjetër, se fenomeni jetonte pa u shfaqur fare dhe se kjo pjesë e Evropës po i nënshtrohej një ndryshimi të thellë dhe të shpejtë, që dukej se me shumë gjasa do t’i transformonte të dyja, kontekstin dhe ekzistencën e qartë të këtij fenomenit që përshkruhet në këtë studim”, shprehet autorja, e cila ka si qëllim që me këtë libër të memorizojë fenomenin unik të ‘burrneshave’ shqiptare.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4184
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35