Youtube bllokon çdo përmbajtje kundër vaksinave

Skepticizmi në rritje i qytetarëve kundër vaksinimit, i nxitur kryesisht nga shpërndarja e informacionit të rremë në rrjetet social, ka nxitur Youtube të deklarojë se do të bllokojë shfaqjen e gjithë materialeve kundër vaksinave.

Youtube nuk do të lejojë përmbajtje të cilat pretendojnë se vaksina e gripit  dhe se vaksinat kundër fruthit, shytave dhe rubeolës mund të shkaktojnë autizëm.

Kompania, në pronësi të Alphabet Inc, pjesë e së cilës është edhe Google, do të ndalojë gjithashtu edhe disa nga kanalet e aktivistëve më në zë kundër vaksinës, përfshi Robert F. Kennedy Jr dhe Joseph Mercola.

Përmes një mesazhi në faqen e tij zyrtare, Mercola tha se “Jemi të bashkuar në mbarë botën, ne nuk do të jetojmë me frikë, do të qëndrojmë së bashku dhe do të rikthejmë liritë tona”.

Zhvillimi vjen pasi edhe kompani të tjera janë kritikuar pasi pretendohet se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të ndaluar përhapjen e informacioneve të rreme në rrjete sociale, përfshi Facebook dhe Twitter.

YouTube vetëm vitin e kaluar ka deklaruar se janë hequr të paktën 130,000 video nga platforma e tij, kur zbatoi një ndalim të përmbajtjes që shpërndante dezinformata rreth vaksinave Covid.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 30/09/2021 21:57

    Kjo behet per ta vendosur boten ne nje twrr informativ sipas urdherit te Sorosit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë