YouTube "i merr doren" Xhensiles
Video fshihet nga kanali per shkelje!
Përse është fshirë video?!!! Këtë pyetje kanë ngritur ndjekësit e këngëtares së muzikës Pop Xhensila Myrtezaj e cila kish publikuar në faqen zyrtare në Facebook hitin e saj më të fundit “Ama dorën”…
Video fshihet nga kanali per shkelje!">
Përse është fshirë video?!!! Këtë pyetje kanë ngritur ndjekësit e këngëtares së muzikës Pop Xhensila Myrtezaj e cila kish publikuar në faqen zyrtare në Facebook hitin e saj më të fundit “Ama dorën”…
“Baby i jemi jemi je, ama ama dorën vetëm mos m’le” , - shkruante në Facebook vargje nga kenga e saj, postim të cilit Xhensila i kishte bashkangjitur edhe videon e klipit…Por c’e do! Nuk ka kaluar shumë dhe klikimet e marra kanë ikur dëm, pasi YouTube e ka fshirë videon për shkelje të rregullave të “forta” që ky kanal ka.
Miqtë virtual të këngëtares së re dhe bukuroshe kanë pasur dyshimet e tyre per arsyen e bllokimit te videos. Shumë prej tyre janë shprehur përmes komenteve se Myrtezaj mund të ketë tentuar të bëjë “manipulime” të vogla për të rritur numrin e klikimeve
….por përgjigjja ka ardhur nga vetë këngëtarja.
Ajo ka bërë një njoftim në Facebook ku thotë se video është bllokuar pasi është hakuar nga njërëz “dashamirës” sic ironizon aj, - dhe premton se së shpejti video do të rikthehet.
Njoftim. Persa i perket bllokimit te videos "Ama doren", ju njoftoj se eshte Hakuar nga njerez "DASHAMIRES",dhe se shpejti do te rikthehet. Nuk eshte rasti i pare qe ndodh. Flm per mirkuptimin. Miqesisht Xhensila.Por edhe ky njoftim duket se nuk i ka mbushur mendjen fansave, ndaj këngëtarja ka “shkelur” zakonin e saj dhe i është përgjigjur edhe njëherë revoltës së ndjekësve të saj në rrjetin social
Nuk e kam zakon te kthej pergjigje personave, aq me teper atyre qe aludojne per gjera te tilla sic ato qe shkruani ju, nuk kam pasur kurre klikimet njesi matese te kengeve te mia e aq me teper te suksesit tim, pasi nuk jam kengetare klikimesh dhe as qe kam qene kurre e tille. Mund te shikoni dhe rremoni ku te doni dhe per cdo keng timen nese ka pasur qofte dhe nje klikim te pamerituar. Mgjt ne momentin qe kenga do te rikthehet se bashku me klikimet e saj, uroj qe pas kesaj te kuptoni se jo per cdo gje qe ndodh, do kete nje hile patjeter. Flm per mirkuptimin.Nuk dimë se cfarë gabimi ka bërë këngëtarja, por ama një gjë është e sigurt: Youtube nuk është rrjet i “korruptueshëm” që mund t’i fshijë videot nëse vërtet nuk është bërë një shkelje e rregullave.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
22/4
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
44.3%
-
Të gabuar
51.5%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 21693
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Imzot Joan Pelushi: Solidaritet me të varfërit dhe paqen
29 Shtator, 14:54
-
Albin Kurti: Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik
29 Shtator, 14:50
-
Lëng portokalli për të ulur kolesterolin e lartë, sasia që ju duhet
29 Shtator, 14:37
-
Sulmet ajrore amerikane në Siri, vriten 37 militantë të lidhur me grupe ekstremiste
29 Shtator, 14:16
-
Zgjedhjet 2025, PD rrezikon të humbë tjetër aleat! Duka për Report Tv: ‘Aksionet’ e mia 44 mijë vota, dua deputetë të sigurt
29 Shtator, 14:00
-
Mozzik feston ditëlindjen, Lotina i bën urimin e veçantë
29 Shtator, 13:52
-
Rekursi/ Iu sekuestruan 3.1 mln euro pasuri, Oltian Bistri kërkon zhbllokimin në Gjykatën e Lartë
29 Shtator, 13:32
-
Izraeli vret një tjetër zyrtar të lartë të Hezbollahut në një sulm ajror
29 Shtator, 13:28
-
Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar dhe proceduar! 79 pezullime dhe bllokime
29 Shtator, 13:14
-
Humbin te ‘Maja e Murgës’ në koman 8 turistë holandezë, njërin e pickon gjarpri, gjenden pas 5 orësh! Guida për Report Tv: Kujdes, të mos lëvizin vetëm
29 Shtator, 13:12
-
Aksident me vdekje në Pukë, drejtuesi i mjetit përfundon në humnerë! Ndërron jetë në vendngjarje
29 Shtator, 13:04
-
'Plani Celibashi’ për votën e emigrantëve, PS dhe Organizatat rezerva: Të jetë më i thjeshtë! PD ende pa komente në KQZ
29 Shtator, 13:04