Kontrolli i policisë në kampin e MEK, Yuri Kim: Mbështesim Shqipërinë kur zbaton ligjet e veta! Është në dorë të saj nëse do t’i largojë muxhahedinët

TIRANË- Nuk kishte vetëm një mesazh, por disa nga ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim në fjalimin e saj të lamtumirës, por ajo zgjodhi të veçonte lidhjen shpirtërore me vendin tonë në këtë mision të suksesshëm të këtyre 3 viteve e gjysmë ku shprehu mirënjohje për traditën e historinë. E dërguara nga SHBA dha konferencën e fundit për median paraditen e kësaj të mërkure (21 qershor) në prag të largimit të saj nga Shqipëria pas përfundimit të misionit të saj si e dërguara e Uashingtonit në SHBA.

Duke u ndalur tek operacioni i djeshëm në kampin MEK në Manzë ambasadorja amerikane tha se SHBA mbështet operacionin policor dhe se i takon qeverisë shqiptare nëse duhet të vendosë që t’i largojë apo jo. Kim shtoi se mbështet, të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj.

‘Ky është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është e qartë ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka gjithashtu terma të caktuar të cilat zbatohen për çdo lloj mysafiri në vendin tuaj dhe kështu duhet të bëjnë edhe ato për ju, t’ju zbatojnë.’- tha Kim.

Një pyetje iu drejtua edhe për ish kryeministrin Sali Berisha dhe sulmet nga ana e tij pas shpalljes Non Grata nga SHBA. Me shumë delikatesë, Kim pa përmendur ish kryeministrin Sali Berisha dhe damkën e tij nga SHBA, tha se Uashingtoni sheh vetëm nga e ardhmja.

"Uashingtoni sheh vetëm nga e ardhmja"- tha Kim. 

Kim u ndal edhe tek potenciali, ecuria dhe perspektiva e Shqipërisë drejt rrugës Evropiane. Kim tha se do të largohet nga Shqipëria ndyrshe, me mirënjohje, respekt dhe dashurinë për historinë e traditën e kulturës sonë. 

Ajo u ndal edhe tek sukseset e Shqipërisë në mbrojtje, siguri e biznes megjithatë theksoi se do duhet të ketë ende reforma strikte për çrrënjosjen e korrupsionit dhe lehtësimin e procedurave për të drejtën e pronës. Ajo theksoi se çështja e pronës është kyçe për të sjellë edhe më tepër investitorë të huaj, gjë që do i jepte mundësinë Shqipërisë të rritej nga ana ekonomike dhe si rrjedhojë të bënte përparime.  Ndër të tjera, e dërguara e SHBA-ve shtoi se çështja e Reformës në Drejtësi nuk është thjeshtë çështje morale, por është që të kemi Shqipërinë një aleat më të fortë.

“Është e nevojshme të vijohet për të mbajtur këto reforma siç është çrrënjosja e korrupsionit, lehtësimi i procedurave për të drejtën e pronësisë”

Duhet më shumë progres në të drejtat e pronës. Do të lehtësonte më shumë bizneset amerikane. Është e nevojshme të kenë sigurinë që nëse vijnë në Shqipëri dhe do të aplikonin konform rregullave do ta përballen.”- tha Kim.

Kujtojmë se Yuri Kim mori detyrën si ambasadore e SHBA-ve në Tiranë 3 vite e gjysmë më parë. Por si një përfaqësuese e partnerit tonë më të rëndësishëm strategjik, misoni i saj nuk ka qenë i lehtë. Ajo është përballur me akuza të njëpasnjëshme nga ish kryeministri Berisha dhe kampi i tij pas shpalljes së tij Non Grata nga Amerika. Kim ka pasur të njëjtin qëndrim që në ditën e parë për Berishën. Edhe sot, me të njëjtën elegancë, Kim tha se Uashingtoni sheh vetëm nga e ardhmja, duke nënkuptuar se figura politike e Berishës, është diçka që i përket së shkuarës.

Me mbylljen e mandatit në Tiranën zyrtare, ambasadorja amerikane Yuri Kim pritet të marrë një nga pozicionet më të rëndësishme në Departamentin e Shtetit, atë të zëvendës ndihmës sekretares për Çështjet Europiane.

Këtë detyrë diplomatja amerikane pritet ta marrë nga data 10 korrik.Në janar 2023 Presidenti amerikan Joe Biden emëroi David J. Kostelancik, dhe më 30 mars 2023 gjatë seancës së konfirmimit para Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e Shteteve të Bashkuara, ai parashtroi përparësitë e tij si ambasador në Shqipëri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:51
Yuri Kim: Në detyrën time të ardhshme do të kem përgjegjësi edhe për Shqipërinë, mbase jo të gjithë janë të kënaqur

 

Në detyrën e saj të re që do të marrë pasi të largohet nga Shqipëria si ambasadore e SHBA-së, Yuri Kim do të ketë përgjegjësi edhe për Shqipërinë. Kështu bëri me dije diplomatja amerikane.

‘Për çfarë e keni fjalën për punën time të ardhshme në DASH. Në fakt në pozicionin tim të ardhshëm do të kem përgjegjësi për gjithë Evropën dhe për Shqipërinë, mbase jo të gjithë do të jenë të kënaqur për këtë, por unë jam. E shpreha edhe më herët jam prekur dhe kam ndryshuar nga përvoja ime këtu, nëse kthehem në Shqipëri ose jo, Shqipëria do të jetë gjithmonë me mua.

Ambasadorja u kujtoi gazetarëve se detyra e tyre ishte të ishin të vërtetë dhe të bënin detyrën e tyre për të informuar publikun me vërtetësi

 

Arsyeja se pse dëshiroja të kishim së bashku këtë konferencë për shtyp ishte që ta kishim drejtpërdrejt lidhjen dhe që tu kujtoj të gjithëve për rolin kritik thelbësor themelor që një media e pavarur ka për një vend. Portalet mediatike mund të jenë biznes por gazetarët kanë përgjegjësi. Puna juaj është të bëni pyetje të vështira për vendin tuaj. Puna ime është që të t’ju përgjigjet pyetjeve me vërtetësi.’- u shpreh Yuri Kim

Ora 10:35
Ambasadorja Kim: Vijoni me çrrënjosjen e korrupsionit, lehtësoni procedurat për të drejtën e pronësisë

 

Ambasadorja e SHBA-së u kujdes të thoshte se misioni i saj ka qenë për të përcjellë mesazhin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  

“Është e nevojshme të vijohet për të mbajtur këto reforma siç është çrrënjosja e korrupsionit, lehtësimi i procedurave për të drejtën e pronësisë”

 

 

Ora 10:29
A ishte sfidë qëndrimi përballë Berishës? Ja si përgjigjet Yuri Kim

 

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim u pyet edhe për qëndrimet e saj ndaj sulmeve të Berishës. Me shumë delikatesë, Kim pa përmendur ish kryeministrin Sali Berisha dhe damkën e tij nga SHBA, tha se Uashingtoni sheh vetëm nga e ardhmja.

“Mendoj se çdo ambasador përballet me sfidat. Por ka diçka lidhur me SHBA, ne shohim nga  ardhmja. Çdo ambasador do të përpiqet ta drejtojë gjithnjë Shqipërinë drejt së ardhmes.”- tha Kim.

Ora 10:27
Operacioni i policisë nga MEK, Yuri Kim: Mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj! Është në dorë të saj nëse do t’i largojë

 

Ambasadorja amerikane Yuri Kim në një konferencë për gazetarët ka mbështetur operacionin e policisë shqiptare në kampin e MEK në Manzë një ditë më parë. Ambasadorja amerikane, tha se qeveria shqiptare e ka vetë në dorë nëse duhet të vendosë që t’i largojë apo jo. Kim shtoi se mbështet, të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj’

‘Ky është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është e qartë ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka gjithashtu terma të caktuar të cilat zbatohen për çdo lloj mysafiri në vendin tuaj dhe kështu duhet të bëjnë edhe ato për ju, t’ju zbatojnë.’- tha Kim.

Ora 10:25
Fjalimi i lamtumirës, Yuri Kim: Do largohem me respektin për historinë dhe traditat e Shqipërisë

 

Yuri Kim ka dhënë sot një fjalim të lamtumirës si ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri. Ajo madje ndau dhe një ndjesi personale që kishte krijuar me vendin tonë.

“Ne kemi vlerësuar partneritetin tuaj në mbështetjen  e Ukrainës dhe në përballje e pushtimit brutal të Rusisë. Anë e mbanë botës, njerëzit u frymëzuan ndërsa kanë parë që shqiptarët kanë nxjerrë jashtë rrezikut, afganët e pa mbrojtur. Një shpalosje e jashtëzakonshme të traditës shqiptare mikpritjes dhe nderit. Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri s’kanë qenë kurrë më të forta. Kemi bërë progres historike në demokraci, mbrojtje dhe biznes. Vitin e kaluar përkujtuam 100-vjetoritn e marrëdhënieve diplomatike të SHBA dhe Shqipërinë.

Kemi bërë hapa të mëdhenj për partneritetin tonë. Kemi ende punë për të bërë, por shpresoj që përparimi i 3 viteve do të na inspirojë edhe më tej që të mos dorëzohemi. Kam ndryshuar në shumë mënyra në këto 3 vite. Unë do e lë Shqipërinë me respekt të thellë për historinë, traditat, këmbënguljen tuaj. Do iki me mirënjohje për dashamirësinë tuaj. Do të largohem me simpati dhe solidaritet për padurimin tuaj për një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj. Do të iki me një respekt për tokën tonë të shqiponjave.”- tha Kim.

Ora 10:21
Yuri Kim fjalim lamtumire: Reforma në Drejtësi po jep rezultate, çrrënjosja e korrupsionit kusht që Shqipërinë ta kemi aleat më të ngushtë

 

Ambasadorja amerikane në Shqipëri në një konferencë për shtyp, të fundit në pozicionin e saj si diplomate e SHBA-së në vendin tonë, tha se çështja e Reformës në Drejtësi nuk është thjeshtë çështje morale, por është që të kemi Shqipërinë një aleat më të fortë.

‘Ushtria e SHBA-së në Evropë vendosi një brigadë të ndihmës së sigurisë këtu në Evropë! Aktivitet amerikane në fushën e mbrojtjes janë trefishuar vitet e fundit. Sulmet kibernetike të Iranit në vitin 2022 treguan gjithashtu kërcënime të reja me të cilat duhet të përballemi së bashku. SHBA akordoi 50 mln dollarë për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike. Lidhjet e biznesit ndërmjet SHBA-së she Shqipërisë vazhdojnë që të rriten. Ka ende vend për përparim.

Investimet e huaja të SHBA-së arritën një nivel të ri prej 250 mln dollarësh në 2022 që është më shumë se dyfishi i asaj para 2022. Tregtia jonë dypalëshe është rritur në mënyrë të vazhdueshme.  Çështja e Reformës në Drejtësi, çrrënjosja e korrupsionit nuk është thjeshtë çështje morale, por është që të kemi Shqipërinë një aleat më të fortë.’- tha Yuri Kim.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/06/2023 03:14

    /Ethem/,SHBA ndihmoi ne krijimin e SPAK-ut,por tani /Beni/ duhet te eci vete.Amerikanet nuk mund te nderhyjne me teper,se do te ngrihen te gjithe politikanet e te ulerasin-/Nderhyrje ne punet e brendshme! Koloni e guvernatore!/ Dhe mos harro,qe SB u shpall /non grata/,amerikanet thane- Ja ujku,SPAK-u s'ka nevoje per gjurmet.Gjithashtu, qe SPAKU le shume per te deshiruar,fajin duhet t'a kerkosh te po keta politikane qe qethen e shkurtuan te drejtat e detyrat e tij dhe jo vetem,por dhe te reformes se drejtesise dhe njerezve te djegur nga Vetingu.Ishin po keta politikane qe kur erdhen ligjet respektive ne Kuvend bene si deshen se e dinin qe do te prekeshin vete nje dite,po keshtu dhe njerezit e drejtesise qe i kishin vendosur vete.Dhe ne fund,nuk duhet te harrosh qe drejtesia shqiptare qe kur filloi demokracia,ose ka qene e bute,ose e njeanshme,ose e paplote,ose frikacake,ose e korruptuar.Eshte me teper mendesi se sa ligje.Filloi diten qe i denuan bllokmenet per kafe e vazhdoi me ngjarjet e tjera qe nga videoja e Metes,Gerdeci,21 Janari e vazhdon dhe sot me cdo lloj akuzash e denimesh qe i ndjejme qe nuk jane te plota,ose te mjaftueshme.

    Përgjigju
  • Dori: 21/06/2023 17:42

    Shqiperia esht ber kosh plerash i Amerikes.Ke nuk do Amerika e sjell ne Shqiperi,muxhahedin,afgan....gjithcka ben qeveria per ti ber qefin Amerikes

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI: 21/06/2023 12:23

    OK,Zonja J.Kim me intervistën e fundit,Por: 1.Prisnim më shumë nga SPAK i drejtuar nga SHBA-JU për arrestimin e BALENAVE 32 vjeçare në Shqipëri.Dhe balenat..janë Ata që kan sulmuar SHBA..SB & IM,I pari i shpallur në listën e ZEZË nga DASH për KORRUPSION MADHOR,MINIM TË DEMOKRACISË,SHPËRFILLËS I DREJTËSISË,SHPIFS ME TETORIKË HELMUESE,etj.Çfar duhet të bëj më shumë ky personazh fatkeqsi KOMBËTARE..që të arrestohet..!? 2.Si ka mundësi që 80 % e magjistratve i kapi vetingu për pasuri të paligjshme dhe asnjërit nuk i është SEKUESTRUAR PASURIA e Popullit të 46 viteve prej 350 mild.$ në 33 vite..!? 3.Populli 70 % nuk ka besim te kjo reformë në drejtësi.Pasi janë e njëjta gjë e kursit 6 mujor të Sb 92..! 4.Për Sb,Im,Lb..e familjet e tyre ka mbi 101 dosje e vidio krimi dhe SPAK deklaron se DASH duhet të na japi prova për Sb..!! Kjo është marrzi e SHKODRANITARBEN KRAJËS që në SPAK ndërroi vetën karriken dhe Altin Dumani merr porosi prej tij,si Prekuror i LikeFloririt KM me Vila të 3 në gjirin e Lalzit..! 5.Zonja KIM: SPAK po arreston vetëm majtas për korrupsion(dhe mir bëjet) kur në të djathtë drejtuesit i kan të lyera DYART ME GJAK..! Athere lind pyetja: A shtohet besimi i popullit ndaj SHBA,Kur një % e madhe e berishistëve,Metistëve po dalin kundër ndaj SHBA pikërisht për REFORMËN NË DREJTËSI..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari