KOSOVË- ‘Amerika është krah Kosovës dhe kjo nuk ka diskutim.’ E drejtpërdrejt dhe konçize ka qenë përgjigja e ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim në fjalimin e saj të lamtumirës për situatën në veri të Kosovës.

Kim dha një mesazh të fortë ndaj kryeministrit të Kosovës ku e udhëzoi të konsideronte këshillat e aleatëvë strategjikë dhe mos të vepronte sipas egos personale. Ambasadorja e SHBA-ve theksoi se problemi nuk është personal, por kombëtar.

Kim madje theksoi se prova e SHBA-ve për mbështetjen, dashurinë dhe besimin tek Kosova e ka treguar kur Kosova ishte e dërrmuar nga lufta.

“Pozicioni i SHBA-ve është i qartë. Liderët e Kosovës dhe Serbisë pranuan për draftin e asociacionit, por jo vetëm në këtë po për rrugën përpara qe do të përfundojë me njohjen e Kosovës. Nuk besoj se do duhet të rikujtohet sesa shumë besojnë SHBA në Kosovë. Afeksioni dhe angazhimi që ne kemi për një Kosove të pavarur. Nëse ju duhet provë, shkoni pak pas, disa vite më pas. Problemi është cilat janë hapat dhe sekuencat që duhen ndjekur që dy palët të lëvizin përpara. Dhe kjo është një kohë që liderët të lënë mënjanë ego dhe të mendojnë për krenarinë kombëtare. Për atë që u thonë miqtë e tyre dhe ta marrin në konsideratë atë që u thonë miqtë e tyre.”- tha Kim.

 Sa i takon zgjidhjes së situatës së krisur në veri të Kosovës, Kim tha se do duhen të ndiqet hapat e duhur nga të dyja palët për të ecur përpara, duke pranuar asociacionin që eventualisht do të sjellë njohjen e sovranitetit dhe pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Çfarë ka ndodhur në veri të Kosovës:
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim, më 14 qershor, për të shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë. Vendimi është marrë pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet e Serbisë. Autoritetet e Kosovës kanë thënë se bëhet fjalë për rrëmbimin e tyre në territorin e Kosovës, ndërsa Beogradi ka thënë se ata janë arrestuar në territorin serb. Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për lirimin e tyre, pa kushte. Këto zhvillime pasojnë tensionet në veri të Kosovës prej 26 majit. Atë ditë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri - të banuara me shumicë serbe - kanë hyrë në ndërtesat komunale, me ndihmën e njësiteve të Policisë së Kosovës. Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe për pasojë ka pasur protesta të vazhdueshme.