Yuri Kim pret vullnetarët e Korpusit të Paqes në Durrës: Në Shqipëri gjithnjë do të gjeni ‘bukë, kripë e zemër’

Yuri Kim pret vullnetarët e Korpusit të Paqes në Durrës: Në Shqipëri gjithnjë do të gjeni ‘bukë, kripë e zemër’

Ambasadorja Yuri Kim

Sot në mjediset e Manastirit të Shën Vlashit në Durrës, ambasadorja e SHBA Juri Kim takoi pjesëtarët e Korpusit të Paqes të cilët ka pak ditë që kanë mbërritur në vendin tonë. Janë 19 vullnetarë të Korpusit të Paqes, prej të cilëve 12 do të punojnë në vendin tonë dhe 7 në Mal të Zi.

Fillimisht ata do të qëndrojnë 3 muaj në Lezhë ku do të trajnohen në qendrën e tyre e më pas do të shpërndahen në qytete të ndryshme të vendit tonë dhe të Malit të Zi. Vullnetarët do të sistemohen në shtëpitë e banorëve të zonës.

Nicole është njëra prej vullnetarëve që do të qëndrojë 2 vjet në vendin tonë. Ajo është e arsimuar në psikologji dhe thotë se i pëlqen shumë ky vend.

“Unë vi nga SHBA. Unë jam psikologe, por kam eksperiencë edhe në punë sociale. Do të punoj në sektorin e edukimit shëndetësore. Plani im është që në fillim ta njoh komunitetin ku do punoj, të njoh nevojat e tyre dhe të kem parasysh se ku do mund t’i ndihmoj ata. E dua këtë vend, pjesa ekologjike ku jemi këtu është shumë e gjelbëri shumë e pastër. U jam mirënjohëse që kujdeseni për ambientin”, u shpreh Nicole.

Në fjalën e saj, Megan Wilson, drejtoresha e Korpusit të Paqes për Shqipërinë dhe Malin e Zi tha se pas një ndërprerje 2 vjeçare për shkak të pandemisë shkaktuar prej COVID-it ne i urojmë mirëseardhjen 12 vullnetarëve amerikanë për Shqipërinë dhe 7 për Malin e Zi. Ata do të kompletojnë trinimin dhe do kontribuojnë në sektorë të mësimit të gjuhës angleze, shëndetësisë e të tjerë sektorë.

“Me një kënaqësi të thellë shoh që vullnetarët dhe familjet pritëse janë ulur bashkë. Ky është vetëm fillimi i një udhëtimi të gjatë dhe të rëndësishëm sëbashku. Faleminderit familjet pritëse që u bashkuat me në këtë aventurë ndërkulturore që është aq sfiduese aq edhe përmbushëse. Jam e sigurt që vullnetarët amerikanë do ta ndjejë shumë shpejt se ajo që kanë dëgjuar në lidhje me mikpritjen shqiptare është e vërtetë”, tha Willson.

Ndërsa Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Juri Kim përshëndeti vullnetarët duke i cilësuar ata si pjesa më e mirë e popullit amerikan. Ajo tha se do të dëshironte shumë të ishte njëra ndër ta.

“Jam entuziaste për ju se do nisni rrugëtimin më emocionues të jetës suaj. Ky do jetë një rrugëtim ku ju do ndryshoni njëri tjetrin. Gjithashtu do largoheni prej këtij me kujtime, do largoheni me gjëra konkrete se ju do i sillni përfitim komuniteteve në të cilat do vendoseni. Është një shprehje që e përdorin shpesh në Shqipëri: ‘Kur ju të vini në shtëpinë tonë, kur të shkelni në pragun tonë, mund të mos kemi shumë çka për t’iu ofruar, por kemi bukë, kripë e zemër. Dua të falënderoj familjet mikpritëse që kanë hapur shtëpitë dhe zemrat e tyre për këta amerikanë. Dua t’iu them vullnetarëve, do iu uroja shumë fat, më duhet të shpreh se edhe jam pak xheloze për ju sepse ju jeni përmbushja  ëndrrës sime. Kur unë u bëra pjesë e trupit diplomatik, pjesë e Departamentit Amerikan të Shteti, kisha menduar se do kisha dashur unë të isha mikpritëse e vullnetarëve të Korpusit në një vend të caktuar. Vullnetarëve dua t’iu them se ju jeni ambasadorë po aq sa sepse ju përfaqësoni më të mirën e Amerikës”, tha Kim.

Korpusi i Paqes është një Agjenci e Departamentit Amerikan të Shtetit të cilët japin ndihmesën e tyre në shumë vende të botës Ata ndihmojnë në fushën e Arsimit, Shëndetësisë, në sektorët socialë etj. Kishte dy vjet që ata nuk ishin prezentë në vendin tonë për shkak të pandemisë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 02/10/2022 15:59

    Po kjo pisja nuk ka pune tjeter po ngeli duke futur hundet dhe ne wc

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale