Yuri Kim shkon në malet e Dibrës: Mësova si bënin jufkat dhe vizitova vendlindjen e Skënderbeut

Yuri Kim shkon në malet e Dibrës: Mësova si bënin jufkat dhe vizitova vendlindjen e Skënderbeut

Ambasadorja Yuri Kim

Diplomatja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar këtë fundjavë një vizitë në qarkun e Dibrës, për të parë sesi USAID mbështet biznesin dhe turizmin në Shqipëri.

Yuri Kim ka shpërndarë disa foto në Instagram nga takimet e zhvilluar në Dibër, teksa shprehet se USAID po mbështet një sërë biznesesh në këtë zonë, duke kontribuar në zhvillimin turistik të Dibrës.

Shefja e diplomacisë amerikane në Shqipëri është mirëpritur nga pronarë të bujtinave të ngritura në këtë zonë si dhe guida turistike duke eksploruar kulturën dhe historinë e kësaj zone.

‘Javën e kaluar, vizitova qarkun e bukur të Dibrës për të parë sesi USAID mbështet biznesin dhe turizmin në Shqipëri. Në partneritet me Albanianlocalcapacity & @Swedeninalbania, SHBA ka trajnuar guida turistike lokale, duke mbështetur bujtina dhe duke shënuar shtigje hiking. Së bashku, ne kemi ndihmuar tashmë fshatrat si Rabdisht dhe Vakuf të tërheqin më shumë turistë nga Shqipëria dhe përreth botës. 

Është e mrekullueshme të shohësh se si mbështetja e SHBA ka pasur ndikim të qëndrueshëm në sektorin e turizmit të Dibrës. Ishte kënaqësi të takoja pronarët e bujtinave dhe guidat turistike, të mësoja se si bënin jufkën e famshme të Dibrës dhe të eksploroja më shumë kulturën dhe historinë e pasur të veriut të mrekullueshëm të Shqipërisë. Më vjen mirë që pata rastin të vizitoj Sinë, vendlindjen e të madhit Gjergj.’- shkruan Yuri Kim.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • uhuhuh: 08/05/2023 21:48

    Po kjo eshte dhe puna e nje ambasodori/ambasadoreje te shkoje dhe ne vrimat me te thella dhe te shkrihet me popullin. Pastaj pse e shani ajo eshte ulur kembekryq mes shqiptaresh si me qene ne prerite e Amerikes dhe kete e ka bere cdo ambasador amerikan. Ajo ndoshta mund tu kishte mesuar dibraneve si behet KIMchi nderkohe qe ata i dhane sekretin e jufkave. Shmangini komentet raciste!

    Përgjigju
  • aliu: 15/11/2022 10:05

    bo qef mi zonje se per ket pune ke ardhe...t'ka ndricu surrati sa je ne Shqiperi !

    Përgjigju
  • GOLI: 15/11/2022 07:42

    DYKEMBESHJA S'JA DEL TE JETE E NGOPUR ME JUFKA...KA MUNGESE TE KALORIVE TE MISHIT QENIT...DO TE JETE MIRE QENT NEPER KOTECA,REZIKU ESHTE ALARMUES...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë