Yuri Kim takon Gent Ibrahimin: KLP të demonstrojë pavarësi dhe integritet! Koha të thyej modelet e vjetra dhe të tregojë guxim

Yuri Kim takon Gent Ibrahimin: KLP të demonstrojë pavarësi dhe integritet! Koha të thyej modelet e vjetra dhe të tregojë guxim

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka folur me tone të forta sot, pas një takimi që zhvilloi me kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimin. Me një shënim në Twitter, Yuri Kim shkruan se gjatë takimit theksoi "detyrën kushtetuese" të KLP për të garantuar pavarësinë, llogaridhënien dhe disiplinën e prokurorëve. Sipas ambasadores, KLP duhet të demonstrojë pavarësinë dhe integritetin e vet, t'i rezistojë presionit dhe të japë drejtësi.

Për Reformën në Drejtësi, Yuri Kim u shpreh se progresi nuk është i mjaftueshëm sa të kënaqë njerëzit, ndërsa shton se institucionet e reja gjyqësore duhet të thyejnë modelet e vjetra dhe të tregojnë guxim.

"Takim me Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të theksuar detyrën kushtetuese për të garantuar pavarësinë, llogaridhënien dhe disiplinën e prokurorëve. KLP duhet të demonstrojë pavarësinë dhe integritetin e vet, t'i rezistojë presionit dhe të japë drejtësi. SHBA si dhe shqiptarët po shikojnë. Ky është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi, progres i mjaftueshëm për të trembur kundërshtarët, por jo aq sa të kënaqë njerëzit. Institucionet e reja gjyqësore si KLP, në të cilat SHBA dhe të tjerët kanë investuar kaq shumë, duhet të thyejnë modelet e vjetra. Koha për të treguar guxim", shkruan Yuri Kim.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë