Yuri Kim viziton për herë të parë Kukësin, njihet me trashëgiminë dhe kulturën e zonës (VIDEO)
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim u prit nga kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ndërsa u surprizua nga vajzat e Qendrës Kulturore të Fëmijëve me këndimin e Himnit kombëtar të SHBA-ve.
Në vizitën e parë të saj në qytetin e Kukësit, ajo çka i bëri përshtypje ishte rruga për vetëm 2 orë e 30 minuta nga Tiranë. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim u prit nga kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ndërsa u surprizua nga vajzat e Qendrës Kulturore të Fëmijëve me këndimin e Himnit kombëtar të SHBA-ve.
Kryediplomatja zgjodhi të mos komentojë përballë gazetarëve për situatën politike dhe vendimin e shpalljes non grata nga DASH të Sali Berishës, ndërsa kryebashkiaku Gjici tha se takimi u fokusua rreth situatës social ekonomike, resurseve të këtij rajoni dhe mundësive për t’u zhvilluar më tej siç është edhe impakti nga aeroporti i Kukësit.
Gjatë vizitës Kim, pati edhe një ndalesë në Muzeun Etnografik ku është njohur me kulturën e trashëgiminë e trevës tonë.
Yuri Kim viziton kopshtin e fëmijëve në Kukës: Të sigurt dhe të shëndetshëm (FOTO)
Në vizitën e parë të saj në Kukës ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka vizituar kopshtin nr.1 në qytet, i cili është në listën e kopshteve që përdorin paketat e higjienës së shpërndara gjatë pandemisë nga UNICEF. Këtu SHBA ka kontribuar me 4 milionë dollarë.
“Ambasadorja Kim vizitoi kopshtin Nr. 1 në Kukës sot, njëri nga disa prej kopshteve që po përdorin paketat e higjenës të shpërndara në kuadër të fushatës parandaluese për #COVID19 të UNICEF, për të cilën qeveria e Shteteve të Bashkuara kontribuoi me 1.4 milionë dollarë në mbështetje të përgjigjes për COVID-19 në Shqipëri. Këto paketa, të cilat përmbajnë pajisje pastrimi dhe dezinfektimi, po ndihmojnë në mbajtjen e fëmijëve shqiptarë të sigurt dhe të shëndetshëm”, shkruan Kim.
BRAVO KIM. ..Je nje ambassadore e mrekullueshme...../////
Përgjigju