TIRANE- Mungesa e reshjeve ka shkaktuar rënien e prodhimit të puseve të Bërxullit, dhe si pasojë zona e Yzberishtit dhe Unazës së Re në kryeqytet, nuk furnizohem me ujë të pijshëm. Lajmin e konfirmon drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.
Në një njoftim për shtyp, kjo drejtori thotë se “Repartet e UKT-së janë të angazhuara 24 orë pa ndërprerje me qëllim që të furnizojë me ujë nëpërmjet autoboteve të gjitha depozitat e pallateve të kësaj zone”.
Sipas UKT, për shkak të mungesës së reshjeve, aktualisht prodhimi i stacionit të Bërxullit, nga i cili furnizohen këto zona, është 10.000 m3 në ditë nga 18.000 m3 që është kapaciteti maksimal.
“Për të minimizuar këtë problematikë Ujësjellës Kanalizime Tiranë po punon me kapacitet maksimal për të mbajtur këtë situatë nën kontroll me qëllim që asnjë zonë të mos mbetet pa u furnizuar me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftimin e UKT.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com