Zakonisht arsyeja kryesore pse lidhja mes dy partnerëve shkatërrohet është tradhëtia. Shkaqet e tradhëtisë janë të ndryshme, dhe së fundmi jo vetëm meshkujt, por edhe femrat tradhëtojnë shpesh.

Ja cilat janë disa prej arsyeve më të shpeshta pse ndodhin tradhëtitë:
 
-Largësia. Sipas statistikave, çiftet që jetojnë në distanca të largëta me njëri-tjetrin tradhëtojnë më shumë se ata që jetojnë bashkë, dhe kjo për faktin se ndodh që takohen shumë rrallë dhe të kalojnë pak kohë së bashku.

-Keqkuptimet janë një arsye tjetër e rëndësishme. Nëse partneri ju thotë se nuk i kuptoni mjaftueshëm nevojat e tij, kjo është shenjë alarmi. Duhet të reagoni sa më shpejt.

-Jo vetëm dashnorë. Në situata të tilla të kënaqësisë nuk bëhet fjalë vetëm për tradhëti fizike. Edhe tradhëtia emocionale është shumë e rëndësishme.

-Ndryshimet në jetë si ndërrimi i vendit të punës apo vdekja e ndonjë njeriu të afërt janë faktorë që ndikojnë për të kërkuar ngushëllim në persona të tjerë.

-Meritat. Kur njëri prej partnerëve punon më shumë se tjetri, ndodh që partneri fillon ta kërkojë respektin diku tjetër tek një person që e respekton më shumë dhe që meriton respektin e tij.