Kreu i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, Zoran Zaev, do të gjykohet për rastin ‘’puçi’’, bashkë me disa të akuzuar të tjerë. Kështu ka vendosur gjykata penale e Shkupit pasi refuzoi ankesat e avokatëve të të gjithë të akuzuarve. Sipas gjykatës, veprat penale që kanë qenë

pjesë e aktakuzës bëjnë pjesë në Kodin Penal dhe se për këtë janë dhënë provat e nevojshme. Zoran Zaev do të gjykohet pasi Ministria e punëve të brendshme të Maqedonisë e akuzoi atë se në mënyrë të paligjshme ka regjistruar me pajisjet për përgjim të Ministrisë së Punëve të

Brendshme dhe regjistrimet i kanë shpërnda tek shërbimet e fshehta të huaja. Kreu i LSDM, Zaev akuzohet konkretisht për veprën “Dhunë ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore” si dhe ka shfrytëzuar materialet e regjistruara për t’i bërë shantazh kryeministrit Nikolla

Gruevski me kërkesën për qeveri kalimtare. Një pjesë e të akuzuarve kanë deklaruar se përgjimet janë bërë nga qeveria e tanishme dhe se sipas tyre është e pallogjikshme që ata të përgjojnë mijëra persona pa dijeninë e eprorëve të tyre. Padia për Zaev u bë pas publikimit të

përgjimeve që tregonin kryeministrin Gruevski të përfshirë në raste korruptive.


Redaksia Online
( Gre.M/Shqiptarja.com )