Zaev prezanton kandidaturën për president të Maqedonisë

Zaev prezanton kandidaturën për president të Maqedonisë

Kryeministri Zoran Zaev dhe kandidati i tij për president, Stepo Pendarovski

MAQEDONI- Stevo Pendarovski, është prezantuar nga kryeministri Zaev si kandidatura e mazhorancës maqedonase për president. Prezantimi i Pendarovskit është bërë gjatë kongresit të partisë LSDM ecila qeveris në Maqedoni. 
Zaev gjatë fjalës së tij u shpreh se kandidatura e LSDM është përzgjedhja më e mirë dhe se padiskutim Stepo Pendarovski do të jetë presidenti i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut. Madje nuk hezitoi  dhe të hidhte kritika drejt presidentit në largim, Gjorge Ivanov për të cilin u shpreh se nuk duhet të kishte qenë kurrë president i vendit. 

Ndërkohë Stepo Pendarovski deklaroi se kandidimi për një post të tillë është edhe nder dhe përgjegjësi ndërsa shpjegoi se në prill dhe maj nuk bëhet fjalë për karrierë politike por për një hap përpara perspektivës europiane të Maqedonisë. 

Stepo Pendarovski ka qenë dhe kandidatura e Zaev në vitin 2014 për president, por humbi pikërisht ndaj presidentit aktual, Gjorge Ivanov i cili u propozuar asojkohe nga Nikola Gruevski. Pendarovski është kandidatura konsensual e Zaev pasi vetëm para dy ditësh arriti marrëveshjen me partinë e Ali Ahmetit për kandidaturën. 

Raundi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale është caktuar për më 21 prill, ndërsa i dyti do të mbahet më 5 maj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik