Zaev propozon zgjedhje të parakohshme, partia e tij dhe aleatët e BDI kundër propozimit

Vendimi për të mos hapur negociatat e anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka sjellë zemërim të madh tek të dy vendet. Në një lidhje telefonike për Report Tv, gazetari Zekirja Mexhiti raportoi  nga Shkupi se Zoran Zaev ka propozuar tezën e zgjedhjeve të parakohshme dhe që do të diskutohet nesër me të gjitha liderët e partive aleate.

Gazetari Mexhiti bën të ditur se zgjedhjet të parakohshme opozita e vendit i ka kërkuar sapo Franca vendosi veton për të mos hapur negociatat.  Kryetari i VMRO DPMNE-së,   Hristijan Mickovski tha se lajmi për mos marrjen e datës është i keq, por për këtë dështim, sipas tij, “nuk është fajtor populli, por drejtuesit e pushtetit aktual” duke piketuar kështu kryeministrin aktual Zoran Zaev.

Ndër të tjera gazetari nga Shkupi ka deklaruar se ndryshe nga opozita në Maqedoni, partia aleate e Zaev,  BDI ashtu edhe shumica brenda partisë së Zaev LSDM, e kundërshtojnë idenë e zgjedhjeve të parakohshme.

Më shumë gjasa edhe pse është propozuar si tezë zgjedhje të parakohshme nuk do te këtë, pasi as partia e Zaev e as aleatet nuk janë pro këtij propozimi.

"Ashtu siç përmendi Kryeministri ka bere një konference të jashtëzakonshme ku ka propozuar për zgjedhje të parakohshme Parlamentare. Brukselin e ka quajtur pa drjetësi pasi janë bere kushte. BE nuk mbajti fjalën duke e quajtur gabim historik të BE. Ai falenderoi liderët e evropës që shprehen hapur mbështetjen e  Maqedonisë. Cdo politikan në Maqedoni do të mbaje përgjegjësinë. Ai tha se propozimi do të jetë për zgjedhjet të parakohshme që nesër. Për të mundësuar qytetarëve nëse janë për të vazhduar ëndrrën evropiane. Zaev e ka përmendur se ka bërë shumë sakrifica për të marrë përgjigje pozitive. Duke bërë reforma të brendshme, por ishte një vendim i befasishëm dhe ka deklaruar se është i zhgënjyer totalisht, megjithatë tha se nuk duhet të ndalohen hapat."  ka thënë Mexhiti.

"BDI, Ali ahmeti aleati i Zaev, ka thene se nuk duhet te mbaje përgjegjësi qeveria pasi detyrat janë bërë. Ndryshoi emrin marrëdhënia fqinjësore me Bullgarinë, Që me qeverisjen e Zaev aktiviteti kryesor ka qenë përmbushja e kritereve . Ai ka thënë se Maqedonia u bë viktimë si pasoje e problemeve të brendshme të BE. Zgjedhjet e parakohshme do të vendoset nesër se si do të  dakordohen. Opozita që dje ka kërkuar zgjedhje të parakohshme. Do të shihet data dhe muaj i mundshëm për zgjedhjet. Për negociatat nuk duhet humbur Samit i majit të vitit të ardhshëm. Anëtarësimi për në BE është si shqiptare ashtu si edhe Maqedonësve. Por ndarja e Maqedonisë dhe Shqipërisë, mediat vendase kanë kritikuar Shqipërinë, duke e konsideruar si viktimë për të mos u ndarë." ka thënë më pas gazetari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë