MAQEDONI- Kreu i opozitës, Zoran Zaev ka rikthyer përgjimet duke publikuar sot bombën e 38-të ku nxorri skandale korruptive të BDI-së.
Bombat e sotme i janë kushtuar punës së zyrtarëve të BDI-së, përfshirë edhe kreun e saj. Ai tha se nga bisedat e regjistruara dëshmojnë veprime të shumta kriminale duke theksuar se paraja dhe pushteti kanë qënë parësore për partinë e Ahmetit.

Kjo sipas tij  kjo dëshmohet edhe nga lëshimet që kjo parti ka bërë në favor të VMRO-së.

“Me përgjimet që po publikojmë sot vazhdojmë të zbulojmë fytyrën e vërtetë të kreut të BDI-së. Gruevski nuk ka bërë asgjë pa pasur dijeni edhe partneri i tij i koalicionit. Përmes njerëzve të besueshëm në rastin konkret bëhet fjalë për kryetarin e degës së BDI-së në Çair, Ahmeti ndërmjetëson tek një biznesmenë që ti shitet një tokë prej 1 mijë metrave katrorë”, theksoi Zaev.

Ndërkaq lideri i opozitës ka shtuar se publikimi i ‘bombave’ do të vazhdojë madje do të vijojnë edhe protesta më radikale në vend nëse nuk arrihet një marrëveshje.Gjithashtu Zaev ka thenë edhe se Ahmeti dhe Medu Thaçi kanë anuar nga qëndrimet e Gruevskit për krijimin e një qeverie kalimtare por pjesë e së cilës do të jetë edhe vetë Gruevski çka është bërë shkas për publikimin e përgjimeve.