TIRANE- Kandidati i mazhorancës për president Xhezair Zaganjori shprehet i sigurt se ai do jetë në garë të paktën për tre raundet e para. Këtë deklaratë anëtari i Gjykatës Kushtetuese e bëri gjatë një interviste për TV Vizion Plus. Ai pohon se pavarësisht kundërshtimit nga ana e opozitës te figurës se tij deri tani, ai shpreson te votohet me konsensus. Sipas Zaganjorit, ende nuk është vendosur nëse ai do te vazhdoje te jete emri i preferuar i mazhorances edhe ne raundin e 4, atëherë kur duhen vetëm 71 vota për te zgjedhur kreun e shtetit. Një dite me pare, opozita refuzoi emrin e Xhezair Zaganjorit si kandidat për postin e presidentit dhe mazhoranca vendosi te mos e propozoje zyrtarisht atë duke konsumuar një raund votimi pa kandidat.