Zaganjori: Propozimi i papritur
 Pres votimin në parlament

TIRANE-  Në një intervistë të shkurtër të botuar sot në “Gazetën Shqiptare” dhe "Koha Jonë", i mandatuari nga mazhoranca për postin e kreut të shtetit Xhezair Zaganjori tregon se propozimi kishte ardhur "i papritur" dhe për ta pranuar kishin qenë vendimtare bisedimet 2 orëshe të pasdites së të martës (29 maj 2012), ndërsa pret votimin në Kuvend.

"Jo. Nuk isha në dijeni. Më ra e papritur. Nuk isha i përgatitur shpirtërisht. "- tregon Zaganjori, në intervistën e "Gazeta Shqiptare" duke shtuar se është nder i madh kandidimi në këtë post megjithëse nuk e kishte pasur të lehtë të vendoste.

“Unë punoj në Gjykatën Kushtetuese, jam një nga anëtarët e këtij institucioni, njëherazi jap edhe mësim në Fakultetin e Drejtësisë. Nuk është e lehtë shkëputja, për më tepër kur ke vite në këtë profesion. .. Për mua është një nder i madh kandidimi për këtë post, ndaj dhe përgjegjësitë janë të mëdha.

I pyetur nga "Koha Jone" se si e sheh procesin e votimit të paraparë për të mërkurën në Kuvend dhe nëse ai pret që të marrë 84 vota, pra i
zgjedhur si president konsensual apo shumicën e thjeshtë prej 71 votash, prof. Zaganjori thotë se kjo mbetet për t'u parë "Duhet të shohim nesër (sot) se si do të shkojë procesi i votimit. Unë nuk dua të bëj paragjykime, është vullneti politik janë forcat politike të cilat bëjnë kalkulimet e tyre, ndaj le të shohim votimin".
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave