ZAGREB, 12 korrik /ATSH-Agerpres/ - Zgjerimi i Bashkimit Evropian në Evropën Juglindore duhet të mbetet prioritet në axhendën e BE-së pas konfigurimit të ri institucional të unionit, në procesin e riformimit të Komisionit të ri Evropian dhe në hartimin e rendit të ditës për vitet e ardhshme, deklaroi ministri rumun i Punëve të Jashtme, Titus Corlatean në Dubrovnik, ku mori pjesë në edicionin e nëntë Forumit ndërkombëtar të Kroacisë. Tema e forumit të këtij viti ishte integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, kreu i diplomacisë rumune theksoi mbështetjen e vendit të tij për zgjerimin e BE-së, si një politikë që solli përfitime të mëdha për shtetet anëtare dhe për Evropën në tërësi, por edhe për vendet e reja kandidate. "Zgjerimi ka pasur dhe do të vazhdojë të ketë një rol të madh në pohimin e shndërrimit të BE-së në një aktor global", theksoi Corlatean./ /k.ll/ a.jor.
/Shqiptarja.com












