ZAGREB, 7 korrik /ATSH-HINA/ - Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç deklaroi se vendi i tij nuk do ta pengonte Serbinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe vlerëson se prania e kancelares gjermane, Angela Merkel në takimin e liderëve të EJL-së, më 15 korrik në Dubrovnik, tregonte mbështetje për zgjerimin e unionit. Në një intervistë për gazetën "Novosti" Josipoviç thekson se "ardhja e Merkelit do të thotë se Bashkimi Evropian dëshiron të vazhdojë zgjerimin e tij me Ballkanin". Josipoviç thotë se parlamenti kroat ka miratuar një deklaratë ku thekson se fqinjët nuk do të shantazhohen dhe ndalohen në përpjekjet e tyre për hyrjen në BE. Ai theksoi se zgjidhja e çështjeve të hapura do të jetë e rëndësishme për përmbushjen e kushteve. Presidenti kroat vlerëson se porosia kryesore e takimit në Dubrovink do të jetë që "BE-ja ta konsiderojë gjithë rajonin pjesë të Evropës" dhe se "ardhmëria e të gjitha shteteve në rajon është në Bashkimin Evropian"./ a.jor.
/Shqiptarja.com








