ZAGREB, 26 nëntor /ATSH-AFP/ - Kroacia i kërkoi sot drejtësisë ndërkombëtare të rikthejë vendimin e saj për lirimin e përkohshëm të ultranacionalistit serb, Vojislav Sheshelj në pritje të një verdikti në procesin e tij ku u shpall fajtor për krime lufte gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi në vitet '90.
Në një deklaratë të miratuar me unanimitet nga disa deputetë të pranishëm, parlamenti kroat shprehu pakënaqësinë e thellë për vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPIY) për lirimin e Sheshelj.
Gjatë konfliktit në Kroaci (1991-95), Partia Radikale e Vojislav Shesheljit ka mbledhur një numër të madh vullnetarësh që janë bërë përgjegjës për vrasjet, gjë që ka shtyrë drejtësinë ndërkombëtare të shpallë fajtor Shesheljin.
Përveç të tjerave, lideri ultranacionalist mbështet krijimin e një "Serbie të Madhe" që përfshin territore të rëndësishme të Kroacisë.
Lideri ultranacionalist u rikthye në Serbi në mes të muajit nëntor pas 12 viteve në një burg të TPIY, ku u gjykua për krime lufte./
/ec/ a.jor.