TOVARNIK (Kroaci), 17 shtator /ATSH-AFP/ - Mijëra imigrantë vazhdojnë të dynden drejt Kroacisë ku autoritetet shprehen se nuk po e përballojnë dot këtë fluks, duke mbajtur të lartë presionin mbi Bashkimin Evropian ku krerët e vendeve anëtare do të mblidhen javën që vjen për të gjetur një zgjidhje për këtë krizë.
Gjithsej 6 200 imigrantë hynë vetëm sot në Kroaci, thekson Zagrebi, që pret një fluks prej më shumë se 20 mijë persona në dy javët e ardhshme dhe i trembet një situatë jashtë kontrolli.
Një samit i jashtëzakonshëm i Bashkimit Evropian për refugjatët do të organizohet më 23 shtator në Bruksel për t'i bërë ballë krizës së imigracionit, më e rënda e ndodhur në Evropë që prej vitit 1945, njoftoi sot presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.