DUBROVNIK, 13 korrik /ATSH-HINA/ - Kroacia mund të luajë rol vital në sigurimin e energjisë për rajonin duke përfituar nga shumëllojshmëria e mundësive për furnizimin që ka në dispozicion duke i krijuar edhe mundësinë që të zvogëlojë varësinë ndaj gazit rus, deklaroi në Dubrovnik ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland. Evropa Qëndrore dhe Juglindore mund të përballen me çmime më të larta të gazit dhe ndërprerje potenciale gjatë dimrit pikërisht për shkak të varësisë ndaj gazit rus. "Mosrënia dakord për çmimin e gazit, aneksimi i gadishullit të Krimesë dhe luftimet në pjesën lindore të Ukrainës nënvizojnë kërcënimin e sigurisë së energjisë me të cilat përballet Evropa", deklaroi Nuland. "Kroacia e ka një rol esencial për të luajtur si qendër e sigurisë së energjisë për shekullin XXI. Kroacia ka asete të fuqishme për ta arritur këtë", theksoi ajo./ a.jor.
/Shqiptarja.com











