'Zaha Hadid' projekton qytezën 'Smart' në Moskë (FOTO)

'Zaha Hadid' projekton qytezën 'Smart' në Moskë (FOTO)

Foto nga projekti

Një prej studiove të arkitekturës më të famshme në botë, “Zaha Hadid”, njoftoi se do të angazhohet me një projekt shumë të madh në kryeqytetin rus.

Qyteti “Smart” që do ngrihet pranë Moskës, pritet të ketë rreth 65 mijë banorë.

Studioja “Zaha Hadid” do të projektojë gjithçka, që nga banesat, shkollat, klinikat, dyqanet, sistemet e transportit dhe hapësirat publike.

Projekti do të bëhet për të rregulluar rritjen e shpejtë të Moskës, popullsia e së cilës është shtuar me 30% në 20 vitet e fundit.

Qyteza e re do të lidhet me qendrën e Moskës nëpërmjet një metroje, ndërkohë që e gjithë infrastruktura do të përqendrohet tek instalimi i teknologjisë më moderne.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja