Zak Topuzi për Report Tv: Turizimi më i lëhtësuar prej vaksinimit, baza e tij edhe këtë vit do të jetë ai patriotik

Kryetari i ‘Shoqatës Shqiptare të Turizmit’, Zak Topuzi gjatë një interviste për Report Tv, tha  se edhe këtë vit, baza e turizmit do të jetë ai patriotik. Shqiptarët e Kosovës sipas tij do të jenë besnik të bregdetit Shqiptar edhe këtë sezon. Por me vaksinimin që po jep efekte pozitive, nuk do të mbeten pas edhe shtetasit e huaj.

“Do të jetë një sezon më mirë se viti 2020. Kjo falë situatës së përmirësuar të COVID. Ndikimi kryesor është Evropa. Tentativat që po bëjnë Spanja, Greqia dhe Italia po ndikojnë për të marrë disa iniciativa hapje totale nga Bashkimi Evropian. Nuk është vetëm Evropa pjesë e rëndësishme e tregut turistik, por të gjitha vendet e lindjes. Vaksinimi ka marrë përmasa relativisht normale. Shpresojmë që ky vit, përveç turistëve Evropian të kemi dhe lëvizje nga vendet e tjera.

Shqipëria ka qenë dhe vjet e hapur dhe kjo bëri që ne të jemi më mirë se vendet e rajonit. Shpresojmë që vaksinimi të krijoje një frymë pozitive. Pasaporta e vaksinimit po diskutohet gjatë. Lëvizjet e turistëve do ketë dhe pa këto standarde. Pas një situate të vështirë që ka krijuar industria, vendet e tjera po hapen për herë të parë. Mendohet që do të ketë një lëvizje më tepër se sa pritej. Të flasim për para dy javësh, gjendja ishte shumë e keqe. Po binden dhe njerëz që kanë qenë skeptik. Po bëjnë vaksinën. Sigurisht dhe turizmi i brendshëm do të jetë një aspekt i rëndësishëm. Besoj se si fillim, pjesa më e madhe e turistëve do lëvizin me mjetet e tyre dhe do jetë diçka pozitive. Pastaj akoma ka filluar dhe linjat e avionëve ‘loë coast’. E përgjithshmja është pozitive. Janë përgatitur. Kanë dhe probleme të stafeve. Po ndihet mungesa e punonjësve të specializuar.

Baza e turizmit edhe e vitit 2021 do të jetë ai patriotik. Kosova do të zëre vendin e parë. Sigurisht do të ketë dhe lëvizje të tjera. Shqipëria i ka të hapura të gjitha rrugët. Priten dhe turistë nga lindja. Shpresojmë të bëhet gati dhe bregdeti. Shpresojmë që të jetë vit më pozitiv, pasi dhe rajoni është në nivele të kënaqshme të vaksinimit. Shqipëria po ecën me ritme të shpejta. Mendohet që dhe sivjet të ketë turizëm në qershor, korrik, gusht. Mendojmë që në shtator të nisë edhe i atyre turistëve nga BE", tha Topuzi

Problem për Topuzin mbetet forca punëtore, pasi për shkak të goditjes që pandemia i dha shumë bizneseve, ata kanë marrë drejtime të ndryshme.

"Mirë do të ishte që politika të kishte më shumë ekspert. Janë zgjidhjet afatgjata që kanë të bëjnë me ekonominë. Por politika akoma  kërkon që të kërkojë njerëz të angazhuar jo profesionalisht. Vazhdon teoria që njerëzit profesionistë të luftojnë për të zënë pozicione. Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një parlament Teknik për të vazhduar reformat  dhe të kemi një Shqipëri që të jetë në Evropë”, tha kryetari i ‘Shoqatës Shqiptare të Turizmit’, tha Topuzi.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja