Një hulumtim i bërë së fundmi vlerëson rolin e zakoneve të mira të të jetuarit në lidhje me mundësinë për të pasur një shtatzëni të qetë.

Cili është sekreti që gratë të kalojnë një shtatzëni pa probleme?

Janë pyetur kërkuesit britanikë në një shkrim të publikuar në Business Medical Journal.

Ata janë përqendruar vetëm mbi faktoret pozitivë për një shtatzëni të shëndetshme, por pa i eleminuar përfundimisht ato negative.
 
Këshilla të nevojshme: Të hash fruta, mospirja e duhanit, të kesh një punë të sigurtë dhe të kesh një presion gjaku normal, të mash peshën në kontroll.

Këto janë pikat kryesore për të pasur një shtatzëni pa komplikacione.
 
 Të mbështetesh mbi faktorët pozitivë:
shkencëtarët kanë studiuar një mostër të marë nga 5628 gra në shtatzëninë e tyre të parë (3196 gra nga Australia dhe Zelanda e Re, si dhe 2432 nga Britania e Madhe dhe Irlanda).

Eshtë konfirmuar se zakonet e jetës janë të rëndësishme dhe se është e rëndësishme të bëhet lidhja mes zakoneve të mira dhe një shtatzënie të shëndetshme në vend që të flitet vetëm për veset e këqija.

Informacionet reale. E dhëna e parë që na vjen nga studimi është fakti se shkalla e shtatzënisë pa komplikime është më e ulët mes grave britanike (58%) krahasuar me atë të grave australiane (63%) dhe se në përgjithësi ka një shkallë të lartë të komplikimeve gjatë shtatzënisë.

Kriteret për përcaktimin e një shtatzënie të qetë janë mungesa e disa fenomeneve tipike , të cilat janë të rreshtuara në mënyrë të detajuar nga studiuesit .

Shkaku i parë ka të bëjë me rritjen e presionit të gjakut, një pëqendrim jo normal i proteinave në urinë.

Në mesin e foshnjave të sapolindura ndikimi kryesor është lindja me një peshë të vogël (në 5 % të rasteve) dhe në lindje të parakohshme në (në 4% të rasteve).

Në të gjithë këto raste është vënë re një peshë e madhe e mamave të ardhshme, një presion i lartë gjaku, dhe një përdorim i lartë i alkolit, sidomos në tre muajt e parë të shtatzënisë.

Një konsum i moderuar kripe, eliminimi i alkolit si dhe i cigareve janë disa nga hapat që duhet të ndiqen për të pasur një shtatzëni të shëndetshme dhe të qetë, duke eliminuar anomalitë.

Por edhe gjendja e mirë psikologjike, mendore, larg stresit dhe shqetësimeve ka një ndikim të madh në mbarëvajtjen e shtatzënisë.

Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)