Censi i popullsisë 2023 në vendin tonë është një nga proceset që aktualisht janë aktive dhe ka si qëllim pasqyrimin e të dhënave të sakta për një sërë aspektesh në shoqërinë shqiptare.
Me një armatë prej rreth 7000 mijë personash të cilët kanë zbarkuar në terren dhe do të trokasin në dyert e shqiptarëve, ky proces nisi në datën 18 shtator të këtij viti dhe pritet të mbyllet me 31 tetor të 2023.
Analisti Eduart Zaloshja i ftuar në "Sot Live në Shqipëri" me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv ka komentuar mbi mbarëvajtjen e Censit dhe ka deklaruar disa atë dhëna interesante.
Bazuar në një anketim të bërë nga analisti në kuadër të barometrit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, ku anketuesit u ndanë në mënyrë proporcionale me numrin e banorëve të secilës bashki dhe ku u anketuan 1124 banorë 18 vjeç e sipër, rezultoi se 0.58 përqind të shtetasve mbi 18 vjeç janë minoritarë grekë duke përbërë kështu një numër prej rreth 12 mijë banorësh.
"Banorë të rritur që janë deklaruar të etnisë greke na kanë dalë 0.58 përqind, ose po ta përkthejmë në numër banorësh të rritur diku në 12 mijë banorë"-u shpreh Zaloshnja.
I pyetur konkretisht mbi numrin që përbën minoritetin grek në Bashkinë Himarë dhe Konsipol, analisti solli si shembull një studim të profesorit të asociuar Ardit Bido, ku rezultonte se në Himarë nuk ka më shumë se 13.5 përqind greqisht-folës.
"Një studim shumë rigoroz nga profesori i asociuar Ardit Bido tregon se në 23 fshatra që përbëjnë bashkinë Himarë mund të kemi maksimumi 13.5 përqind greqisht-folës, pra të cilët flain greqisht, kanë folur greqisht që kur kanë lindur dhe që kur pyeten vetëidentifikohen si shqiptarë. Në zgjedhjet e vitit 2021 kur kufinjtë ishin të mbyllur për shkak të pandemisë dhe nuk erdhën furgona me votues nga Greqia kandidati i PBDNJ-së mori vetën 10 përqind të votave, dhe në Konispol kandidati i PBDNJ-së mori vetëm 9 përqind të votave."-shtoi ai.
Ndër të tjera, Zaloshnja u shpreh se përgjigjen e saktë mbi numrin e minoritarëve grekë në Himarë do e japë censusi që po zhvillohet aktualisht.
Anglez, Gjerman, Amerikan e Italian në Himarë kur do t'a numëroni? Ata nuk duan Greqinë
PërgjigjuZ.Zaloshnja,i lini "studimet"te cilat nuk jane shume bindese.Sa minoritare kishte ne Shqiperi ishin qarte te shkruara ne gjendjet civile te kohes te "diktatures".Ne gjithe Shqiperine numeroheshi rreth 60.000-mije.Ne leternjoftimet e tyre ishte e pasqyruar qarte kombesia greke e sejcilit.Sot,paaftesit e qeverive shqiptare u kane lene dore te lire qarqeve antishqiptare te kerkojne gjysmen e vendit si Greke.Te ligen e kemi mes nesh.
PërgjigjuKur kane ikur shqiptaret, Minoritaret po qe kane ikur te gjithe ne greqi.
Përgjigju