Zaloshnja: 1 me 100 dhe Guvernatori Sejko

Zaloshnja: 1 me 100 dhe Guvernatori Sejko

Foto ilustruese

Euro ra deri në 1 me 100 në kursin e këmbimit me lekun vjet më 20 korrik, por një rritje e fuqishme e blerjes së valutës në treg nga Banka e Shqipërisë (në kuadër të rritjes së rezervave tona valutore), bëri që kursi të shkonte mbi 1 me 110 brenda pesë javësh – më 27 gusht, në kulmin e sezonit turistik!

Rezervat tona valutore vjet arritën pothuaj në nivelin 6 miliardë Euro, (sipas Bankës së Shqipërisë), mjaftueshëm për mbulimin e 7.3 muaj importesh mesatare në mallra dhe shërbime, ose rreth 516% të borxhit të jashtëm afatshkurtër.

Duke ndjekur kurbën e rritjes së Euros gushtin e vjetshëm, dukej se Banka e Shqipërisë do të vazhdonte blerjet e fuqishme të valutës në treg, dhe Euro do të stabilizohej në dimër në kuotën e zakonshme 1:120. Por i trysnuar siç duket nga FMN, Guvernatori Sejko deklaroi në shtator se Banka e Shqipërisë e ka politkë të saj ekonomike mosndërhyrjen në kursin e këmbimit; pra, bën vetëm blerje të programuara për rezervën valutore të vendit.

Përkthimi: Euro do të binte gradualisht nga kulmi 110.55, i regjistruar më 27 gusht vjet, deri në 100.1, ku ka mbërritur sot (shihni grafikun e mëposhtëm).

Por guvernatori Sejko duhet të mbajë parasysh realitetin ekonomik aktual shqiptar, e jo vetëm dogmën makroekonomike të FMN-së. Në fund të fundit, ai paguhet nga taksapaguesit e thjeshtë shqiptarë…

Kufiri 1 me 100 i këmbimit të Euros përbën një barrierë të fortë psikologjike. Që po u thye, mund të sjellë një kaskadë pasojash financiare për sistemin bankar, si dhe pasojash ekonomike për popullin shqiptar.

Kështu, pothuaj treçereku i kursimeve të shqiptarëve nëpër banka janë në valutë. Dhe rënia e Euros poshtë kufirit 1:100 mund të sjellë një dyndje të kursimtarëve që duan t’i tërheqin kursimet ose që duan t’i kthejnë ato nga valutë në lekë. Dhe një bankier me përvojë si Sejko duhet ta dijë se ç’destabilitet shkakton në sistemin bankar një dyndje e klientëve nëpër banka…

Gjithashtu, valuta e fshehur nëpër dyshekë mund të vërshojë tek pikat e këmbimit valuator, ndërkohë që atje po vërshojnë miliona turistët e huaj. Dhe papritur, kursi i këmbimit mund të zbersë deri në 1:90. E pastaj eksportuesit e goditur keqazi deri më sot, do kërkojnë në tregun e këmbimit valutor sa më shumë lekë (që ti kenë rezervë), duke e zbritur Euron edhe më poshtë, deri në 1:80...

Sistemi bankar-financiar është një bishë që duhet mbajtur me kujdes nën frerë, ka thënë dikur Alan Greenspan (ish-guvernatori i Bankës Federale Amerikane), sepse përndryshe, pasojat i vuan ekonomia dhe i gjithë populli. Guvernatori Sejko duhet ta ndjekë këtë këshillë të plakut të urtë amerikan të bankave, e të diskutojë më Ministrin e Financave Mete mbi një politikë sa më të matur monetare-financiare, para se barriera psikologjike e Euros 1:100 të thyhet…

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cncndn: 02/05/2024 09:52

    Nuk e vendos gurvenatori, por keshilli mbikeqyres. Populizem.

    Përgjigju
    • Realisti: 02/05/2024 14:14

      Ne leter ashtu eshte, por ne realitet vendos Sejko per gjerat e rendesishme

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb