Zaloshnja: Euro, të paktën 2 milionë shqiptarë të goditur financiarisht nga pikiata e saj

Zaloshnja: Euro, të paktën 2 milionë shqiptarë të goditur financiarisht nga pikiata e saj

Foto ilustruese

Në pyetësorin e Barometrit të Sigurisë Kombëtare që hartova vjet, ishte edhe një pyetje rreth dërgesave valutore të të afërmve emigrantë drejt familjeve të këtushme. Nga anketimi rigoroz në terren, rezultoi se 53% e familjeve shqiptare merrnin dërgesa valutore nga të afërmit e tyre emigrantë.

Me një ekstrapolim të përafërt, i bie që rreth 1.4 milionë banorë të Shqipërisë të jenë dëmtuar nga rënia drastike e Euros prej mëse 17% brenda një viti kalendarik (shihni grafikun shoqërues). Për shembull, një familje që merr nga të afërmit emigrantë 100 Euro në muaj, tani i shkëmben me 100 mijë lekë të vjetër, e jo me 117 mijë lekë të vjetër, siç i shkëmbente vjet (edhe valutat e tjera kanë pësuar rënie të ngjashme me të Euros në tregun e brendshëm valuator). Për më tepër, me këto 100 mijë lekët e sotme, familjet që mbahen me dërgesat valutore të emigrantëve mund të blejnë më pak ushqime, ngaqë inflacioni i çmimeve të ushqimeve është rritur po aq sa ç’është ulur vlera e dërgesave valutore që ata marrin. Pra, goditje e dyfishtë financiare kjo për familjet e varura nga dërgesat valutore…

Por pikiata e euros godet edhe më gjerë. Rreth 500 mijë shqiptarë i kanë depozituar kursimet e tyre në bankat e vendit në valutë. Dikujt që ka pas kursyer 1 mijë euro deri vjet, sot nuk i vlejnë më 1 milion e 170 mijë lekë të vjetra, si vjet, por vetëm 1 milion. Për të mos vazhduar më tej me fasonierët, eksportuesit, dhe hotelierët, të cilët i arkëtojnë të ardhurat në Euro, që vlen sot 17% më pak se vjet…

Kuptohet që disa shqiptarë përfitojnë nga pikiata vjetore e Euros – të parët janë grosistët që i blejnë mallrat në tregun e jashtëm me valutë të zhvelërsuar dhe i shesin mallrat në tregun e brendshëm me çmime në lekë të mbivlerësuar (ndërkohë që çmimet në tregun e brendshëm kanë regjistruar vetëm rritje, e jo ulje, siç mund të pritej nga zhvlerësimi i Euros). Gjithashtu, ata shqiptarë që kanë mundësinë të shkojnë jashtë vendit për pushime, mund t’i blejnë më lirë Eurot që u duhen për të shpenzuar në vendet ku shkojnë.

Me pak fjalë, një shumicë dërrmuese e shqiptarëve vuan nga pikiata e Euros, ndërsa një pakicë e vogël buzëqesh...

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LojeePiset: 21/07/2023 12:18

    Po duan tia dijne maskarenjte. Euro pikiate, asnje mall importi nuk eshte ulur perkundrazi disa jane dyfishuar.

    Përgjigju
  • Eri: 21/07/2023 11:15

    Spekulim I paster..askush nuk merr masa...qeveria e banka qendtore bashke me oligarke importues jsne bashke

    Përgjigju
  • Lymi Tutit: 21/07/2023 10:58

    Duhen vleresuar keto “hulumtime statistikore” te Zaloshnja’s.Me te plota do te ishin nese do te beheshin nga ata qe jane “shteterisht” pergjegjes,Drejt.Pergj.Statistikave ?! Shume pak ose aspak info edhe per publikun dhe biznesin privat nga Ky institucion.Ne fund te fundit,deduksionet qe nxirren jane sh te llogjikshme ! Te falenderoj.Lymi Tutit

    Përgjigju
  • Kripto qindarka: 21/07/2023 09:51

    Mos u bëj ekspert or tej. Euro ka rënë se në Shqipëri ka më shumë euro në qarkullim sesa lek dhe pagesat me shuma të mëdha bëhen në euro. Leku është me shumicë në duart e pakicës. Shumica e njerëzve kanë euro.

    Përgjigju
  • Termo: 21/07/2023 09:42

    Normale qe kjo esht bere per mafjen importuese dhe qe shteti te vjedhi valuten e huaj te financoj projektet e Veliajt. Nuk ka skandal me te poshter se ky dhe vjedhja e ketyre tre muajve ja kalon disafish edhe 97.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025